Njerëzit e duhur në vendet e duhura janë të paçmuar. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për manaxhimin tonë që na udhëheq me strategjinë për t’u përmirësuar çdo ditë, për ju.
Drejtor i Përgjithshëm
Kryetar i Bordit të Menaxhimit
Z. Bledar Shella është shtetas shqiptar, i diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe mban titullin Analist Financiar i Certifikuar nga Instituti ndërkombëtar i profesionistëve, Chartered Financial Analyst (CFA).
Ai e nisi karrierën e tij në Tetor të vitit 2000 në Administrimin e Rezervës Valutore, pranë Departamentit të Operacioneve Monetare, pranë Bankës së Shqipërisë. Në muajin Prill 2004, ai u emërua Zv. Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Drejtor i Inspektimeve të Bankës së Shqipërisë.
Pas një eksperience tetëvjeçare në Bankën e Shqipërisë, ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania në muajin Korrik 2008 si Drejtor i Departamentit të Manaxhimit të Riskut. Z. Shella ka gjithashtu një përvojë akademike, të cilën e ka filluar në muajin Tetor të vitit 2000 si Profesor në Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.
Nga Marsi i vitit 2013 deri në Qershor të vitit 2014, ai ka qenë Lektor i lëndës Analiza Financiare e Avancuar, pjesë e kurrikulës së Programit Master pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Në Mars të vitit 2015 ai u propozua dhe u zgjodh Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, në krye të Divizionit Retail.Duke filluar nga muaji Dhjetor 2018, Z. Shella u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Societe Generale Albania.
Drejtore e Divisionit të Retail
Anëtare e Bordit të Menaxhimit
Znj. Gentjana Ciceri iu bashkua OTP Bank Albania në Mars 2026 si Anëtare e Bordit të Menaxhimit dhe Drejtore e Divizionit Retail, duke sjellë një eksperiencë të gjerë mbi dy dekada në industrinë bankare shqiptare. Në rolin e saj aktual, ajo drejton strategjinë e Divizionit Retail, me fokus në rritjen e qëndrueshme të pjesës së tregut, përshpejtimin e inovacionit digjital dhe fuqizimin e një kulture të përsosmërisë në shërbimin ndaj klientit.
Përpara se t’i bashkohej OTP Bank Albania, znj. Ciceri ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme drejtuese në sektorin bankar, ku ka udhëhequr iniciativa të mëdha transformuese në fushën e bankingut Retail. Gjatë karrierës së saj, ajo ka kontribuar në mënyrë të qenësishme në modernizimin e ekosistemit bankar në Shqipëri, duke implementuar projekte komplekse të orientuara drejt inovacionit, digjitalizimit dhe rritjes së efikasitetit operacional.
Znj. Ciceri është diplomuar në Financë nga Universiteti i Tiranës dhe ka ndjekur një sërë programesh ndërkombëtare pasuniversitare në fushat e udhëheqjes strategjike dhe menaxhimit financiar, të cilat kanë thelluar ekspertizën e saj profesionale dhe aftësinë për të udhëhequr në mjedise dinamike dhe konkurruese.
Drejtor i Divisionit të Riskut
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Csaba Csikós – Drejtor i Divisionit të Riskut \ Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Që nga tetori 2024, Csaba Csikós është Drejtor i Divizionit të Riskut dhe anëtar i Bordit Drejtues në OTP Bank Albania. Përpara se t’i bashkohej OTP Bank Albania, nga shkurti 2020 ai shërbeu si Drejtori Kryesor i Riskut në SKB Banka d.d., ku menaxhoi me sukses kuadrin e riskut të bankës deri në bashkimin e saj me NKBM. Para kësaj, Csaba mbante pozicionin e Drejtorit të Riskut në Khan Bank në Mongoli, duke mbikëqyrur menaxhimin gjithëpërfshirës të riskut për një nga institucionet më të mëdha financiare të vendit.
Më herët në karrierën e tij, Csaba mbajti role udhëheqëse në menaxhimin e riskut dhe menaxhimin e kredisë me banka të shquara duke përfshirë Raiffeisen Bank Hungary, K&H Bank, CIB bank (degë e Intesa), ku ai fitoi ekspertizë të gjerë në riskun e kredisë, optimizimin e portofolit dhe pajtueshmërinë rregullatore. Ai e filloi karrierën e tij në Citibank Hungari.
Me mbi 20 vjet përvojë ndërkombëtare, Csaba ka udhëhequr projekte me ndikim të lartë si optimizimi i proceseve të kreditimit, zhvillimi i produkteve dhe zbatimi i financave të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Csaba ka diploma të avancuara në Administrim Biznesi nga Universiteti Corvinus i Budapestit, MA në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Institut Européen des Hautes Études Internationales, Nice France dhe gjuhësi greke dhe franceze nga Universiteti ELTE, i plotësuar me arsimin ekzekutiv në AI dhe ekonominë e ndryshimeve klimatike nga Shkolla e Biznesit në Londër. dhe LSE. Përveç gjuhës amëtare hungareze, ai flet rrjedhshëm shumë gjuhë (anglisht, frëngjisht, greqisht) dhe sjell një perspektivë globale për rolin e tij.
Drejtor i Divizionit të Biznesit
Anëtar i Bordit të Manaxhimit
Ferid Shijaku, është shtetas shqiptar, i diplomuar në MSc. për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka përfunduar MBA nga Universiteti i Nebraskës (SHBA) në bashëpunim me Universitetin e Tiranës.
Ai menaxhon së fundi Divizionin e Biznesit në OTP Bank Albania, ndërkohë që u bashkua bankës në vitin 2010 si Zëvendës Drejtor i Divizionit, Drejtor i Departamentit të Korporatës.
Në 20 vitet e tij të përvojës bankare, ai ka mbuluar një spektër të gjerë në procesin e huadhënies dhe në shërbimet e biznesit, duke filluar nga mikrofinancimi deri tek kompanitë e mëdha, nga huatë e thjeshta deri tek financimi i kapitalit, ndërmjetësimit, financimit të strukturuar dhe financimit të projekteve.
Z. Shijaku ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin e kredisë dhe shërbimeve bankare, duke filluar nga drejtori i kredive, analist investimesh, drejtor i riskut të kredisë, dhe së fundi si drejtues i korporatave dhe shitjeve në bankë.
Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit në bankë, gjë e cila e transformoi bankingun e korporatave në një lojtar të rëndësishëm në sektorin bankar.
Z. Shijaku ka rrënjë të forta në komunitetin vendas të biznesit dhe e konsideron punën e tij si një kontribut për këtë komunitet. Ai me kënaqësi ndan përvojën e tij duke këshilluar bizneset dhe duke trajnuar të rinjtë në zhvillimin e karrierës së tyre.
Drejtor i Divizionit të Financës
Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Attila Kovacs është shtetas hungarez, i cili ka një diplomë master në Financë dhe Menaxhimin e Informacionit nga Universiteti Corvinus i Shkencave Ekonomike (2003) dhe një diplomë MBA në Administrim Biznesi nga Mastriht School of Management dhe SEED Hungary (2018).
Ai e filloi karrierën e tij në vitin 2003 si ekspert i BI-së në OTP Bank në Hungari dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme menaxheriale në financë brenda Divizionit të Strategjisë dhe Financave, si dhe në M&A brenda Divizionit të Bankës së Korporatave.
Nga viti 2009 deri në vitin 2016, ai shërbeu si Shef i Departamentit të Konsolidimit të Planifikimit dhe në vitin 2016, ai u emërua Shef i Departamentit Hungarez të Strategjisë, Planifikimit dhe Kontrollit.
Në vitin 2019, ai iu bashkua ekipit të M&A dhe ishte përgjegjës për ekzekutimin e aktiviteteve të blerjes në OTP Group.Në vitin 2022, Attila Kovacs u emërua si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës në PortfoLion Capital Partners, krahu i kapitalit sipërmarrës të OTP Group.
Në korrik 2023, ai iu bashkua Bankës si Drejtor i Divizionit Financiar (Zyrtar Kryesor Financiar) dhe u bë Anëtar i Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania.
Drejtore e Divizionit të Operacioneve, Anëtare e Bordit të Menaxhimit
Znj. Zhaneta Pllaha është shtetase shqiptare, e diplomuar në degën Matematikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.
Karriera e saj në sistemin bankar fillon në vitin 1999 në Departamentin e IT pranë Bankës së Kursimeve (sot RZB).
Në vitin 2003 ajo ju bashkua grupit të themelimit të Bankës Popullore (sot OTP Bank Albania), projekt ky që u kuroëzua me sukses në Mars 2004.
Znj. Pllaha u emërua Drejtore e Zhvillimeve Teknologjike të Bankës Popullore, kurse në vitin 2009 u emërua Drejtore e Departamentit të Projekteve dhe Organizimit në Bankën Societe Generale deri në vitin 2017 kur u emërua Drejtore e Divizionit Operacional në Bankën Societe Generale në Mozambik.
Në vitin 2020, znj. Pllaha u emërua Drejtore e Departamentit të Projekteve, Organizimit dhe Kanaleve Elektronike në Bankën OTP Albania.
Në periudhën 2022 – 2023 ajo mori rolin e Drejtores së Projektit për bashkimin e OTP Albania me Alpha Bank.
Në dhjetor të vitit 2022, Znj. Pllaha u emërua Drejtore e Departamentit të Strategjisë dhe Inovacionit.
Drejtor i Divizionit Digjital, Anëtar i Bordit të Menaxhimit
Altin Gjika është shtetas shqiptar, i diplomuar në degën Informatikë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranes (1992). Ai zotëron dhe një diplomë Master of Science (Msc) në Business Management & Technology nga University of Sheffield (2013).
Fillimet e tij i ka si programues i Sistemeve Gjeografike të Informacionit (GIS) në projekte të financuara nga USAID. Në vitin 2000 nisi karrirën në sistemin bankar, duke ju bashkuar ekipit të IT të bankës BKT. Ka kontribuar në këtë bankë si programues i sistemeve të IT, Data Base Administrator dhe Asistent Manaxher i Departamentit të IT deri në vitin 2008.
Në Tetor të vitit 2008, ai iu bashkua Bankës Societe Generale Albania si Drejtor i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit.
Z. Gjika ka gjithashtu një përvojë akademike. Prej vitit 1995 deri në vitin 2001 ka shërbyer si pedagog i jashtëm i lëndës Informatikë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Tiranë.
Si Menaxher i Teknologjise së Informacionit, me një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar, z. Gjika ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në të gjitha projektet transformuese të bankës dhe implementimin e teknologjive moderne.
Në muajin Qershor 2024, z. Gjika u emërua Drejtor i Divizionit të IT dhe Anëtar i Bordit të Manaxhimit në OTP Bank Albania.
Drejtore e Departamentit të Marketingut
Komunikimit dhe PR
Jonila Janku, me shtetësi shqiptare, është diplomuar në Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ajo gjithashtu ka një Master në të njëjtën fushë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë.
Me 15 vjet eksperiencë në sektorin privat në disa pozicione drejtuese, Jonila Janku është një eksperte në tregun vendas të Medias, Marketingut dhe të Komunikimit.
Jonila Janku filloi karrierën e saj në prill të vitit 2003 si menaxhere e llogarisë në Albvizion shpk, duke vijuar më pas në Top Media Group. Në gusht të vitit 2004, ajo themeloi degën e agjencisë Grey World Wide në Shqipëri dhe mori përsipër menaxhimin e kësaj agjencie.
Prej gushtit 2005 deri në janar të vitit 2015, ajo ndërtoi karrierën e saj 10-vjeçare si Drejtore e Departamentit të Marketingut në Digitalb sh.a, televizioni më i madh me pagesë dhe marka më e fuqishme Shqiptare. Ajo e krijoi këtë departament ndërkohë që kompania sapo ishte themeluar. Në shkurt të vitit 2015 ajo u emërua Drejtore Komerciale në KA Trading sh.p.k. Shqipëri.
Paralelisht ajo ka kontribuar si lektore e jashtme ose folëse e ftuar në disa institucione arsimore si, UET, UNYT, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Jonila Janku filloi punë në Societe Generale Albania në nëntor të vitit 2015 si Drejtore e Departamentit të Marketingut.
Drejtor i Departamentit të Tregjeve Globale
Erjon Taçe është shtetas shqiptar, i diplomuar në vitin 2000 në “Financë dhe Kontabilitet” me profilin “Bankë”, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master në të njëjtën fushë nga Qendra e Asistencës së Institucioneve Financiare dhe e Zhvillimit “Giordano Dell’Amore”, Republika e Italisë.
Ai ka nisur karrierën në qershor të vitit 2000 në Bankën e Kursimeve (sot Raiffeisen Bank). Deri në shkurt të vitit 2004, ai ka punuar në Departamentin e Thesarit dhe Investimeve, në Dealing Room, si trader në Këmbime Valutore dhe Tregun e Parasë.
Në muajin shkurt 2004, Erjon Taçe i është bashkuar Bankës që në themelimin e saj (ish – Banka Popullore), me drejtimin e aktivitetit të Thesarit. Në vitin 2007, Banka bëhet pjesë e Grupit Societe Generale.
Ai menaxhoi kalimin e Departamentit të Thesarit drejt një fokusi komercial si pjesë e bankingut të Biznesit. Që nga viti 2019 Banka bëhet pjesë e grupit OTP. Erjon Taçe është aktualisht në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Thesarit, në një ambient sfidues të një tregu në zhvillim dhe ku Banka synon të jetë lider në treg.
Drejtore e Departamentit të Auditit të Brendshëm
Rajeda Sinoimeri, një shtetase shqiptare, është diplomuar në Financë dhe Kontabilitet pranë Fakultetit Ekonomik, Universitetit të Tiranës në Shqipëri dhe zotëron një diplomë Master Shkencor në Tregje Financiare dhe Manaxhim Bankar të lëshuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Rajeda Sinoimeri nisi karrierën e saj si specialiste EWS për kontrollin e kredive me probleme nga klientët korporata pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Përvoja e parë e znj. Sinoimeri si auditore daton në vitin 2010 në PwC Albania.
Në nëntor 2012, ajo u bashkua me kompaninë e auditimit Gjini Consulting sh.p.k si Senior Auditor, një funksion që ajo e mbajti për një periudhë prej 2 vjetësh. Nga janari i vitit 2015, znj. Sinoimeri ka mbajtur postin e Senior Auditor në firmën ndërkombëtare të auditimit Mazars në Shqipëri, me seli në Tiranë, për një periudhë një vjeçare.
Nga nëntori 2015 deri në gusht 2020 ka qenë pjesë e një prej kompanive Big 4 të auditimit, Deloitte Albania sh.p.k ku i është dedikuar auditimit për klientët italianë me rolin e Manaxheres së Auditit. Rajeda Sinoimeri po finalizon procesin e marrjes së kualifikimit ndërkombëtar ACCA.
Pas një eksperience dhjetë vjeçare në auditim, kontabilitet dhe dhënie sigurie, në shtator të vitit 2020, ajo u bashkua me OTP Bank Albania si Drejtore e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm.
Drejtore e Departamentit Ligjor & Sekretariatit
Sonila Shkodrani ka kryer studimet e larta në Francë ku është diplomuar në nivelin Bachelor dhe Master, në Drejtësi në degën e drejtë Biznesi dhe e drejtë Fiskale Biznesi nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, Universiteti Rennes 1.
Gjatë vitit 2020, Znj. Shkodrani i është akorduar titulli « Doktor në Drejtësi », nga po i njëjti Universitet. Karrierën profesionale Znj. Shkodrani e ka filluar pranë Departamentit të taksave të PwC, Société d’ Avocats, Paris, Francë.
Më pas ajo ju bashkua Grupit Siemens, në Paris, deri në fund të vitit 2012 në pozicionin e juristes në fushën e taksave. Paralelisht ka realizuar disa kërkime për temat “Aspektet fiskale të Investimeve Amerikane në France” apo “Diskriminimi Fiskal sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut », rezultatet e të cilave i ka prezantuar pranë Universiteve Georgetwon në Washtington, dhe New York Law School, USA.
Në Janar 2013 Znj. Shkodrani i bashkohet Bankës Societe Generale Albania si juriste dhe më pas promovohet Përgjegjëse e Sektorit Ligjor.
Gjatë periudhës shkurt 2014- 2015 Znj. Shkodrani ka shërbyer si lektore e jashtme pranë Universitetit Europian të Tiranës për lëndën e Drejtë Biznesi dhe e Drejtë e Falimentit në nivelin Master Shkencor.
Prej dhjetorit të vitit 2022 ajo mban postin e Drejtores së Departementit Ligjor dhe Sekretariatit të Bankës OTP Albania sh.a.
Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë & Parandalimit të Pastrimit të Parave
Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë & Parandalimit të Pastrimit të Parave
Eralda Disha ka ndjekur studimet e larta për Financë-Bankë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe është diplomuar në vitin 2010. Menjëherë me përfundimin e studimeve, i është bashkuar Bankës Societe Generale Albania në pozicionin e Asistentës Administrative pranë Departamentit te Sekretariatit të Përgjithshëm.
Paralelisht me punësimin, gjatë viteve 2013-2015 ka ndjekur studimet pasuniversitare duke u pajisur me Diplomën Master Profesional në Financë. Në vitin 2014, Eralda Disha kaloi në pozicionin e Specialistes së Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave në Sektorin e Kontrollit të Vazhdueshëm.
Ky moment shënoi një kthesë në rrugën e karrierës duke e fokusuar në fushat e menaxhimit të risqeve. Në vitin 2018, ajo u promovua duke i besuar Sektorin e Riskut Operacional të cilin e menaxhoi për një periudhë të shkurtër afro 2 vjeçare gjatë së cilës Banka behet pjesë e Grupit OTP.
Në shtator 2019, Eralda Disha kthehet sërish në menaxhimin e riskut të përputhshmërisë dhe parandalimin e pastrimit të parave si Përgjegjëse e këtij Sektori të cilin e drejtoi për rreth tre vite.
Aktualisht, Eralda Disha është emëruar Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave, i cili synon të mbrojë aktivitetin e Bankës dhe të sigurojë qendrueshmëri në një mjedis gjithmonë e më shumë sfidues.
Drejtor i Departamentit të Sigurisë
Diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhineri Telekomunikacioni, me 20 vjet përvojë në menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe sigurisë dhe drejtimin e skuadrave me fokus sigurinë bankare.
Roli i fundit ka qenë në një bankë të nivelit të dytë, ku ka drejtuar skuadrën e sigurisë dhe ka pasur përgjegjësinë e supervizimit dhe implementimit të programit të sigurisë së bankës.
Gjithashtu, aktualisht Z. Xhango mban rolin e Kryetarit të Komitetit të Sigurisë Kibernetike në Shoqatën Shqiptare të Bankave. Certifikimet ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike janë si në vijim: ISACA Certified Information Security Manager, ISO 27001 Lead Auditor, dhe ITIL4.
Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore
Ilva Çela është diplomuar për Financë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe në vijim ka ndjekur studimet Universitare dhe Master në Fakultetin e Drejtësisë në të njëjtin Universitet.
Ilva e nisi karrierën e saj fillimisht në fushën e Marketingut, ende pa përfunduar studimet universitare, duke punuar në këtë industri për më shumë se 3 vite.
Përvoja e parë në fushën e Burimeve Njerëzore daton në vitin 2011 në OTP Bank Albania (ish Banka Société Générale Albania), fillimisht në pozicionin e Specialistes në Departamentin e Burimeve Njerëzore e më tej në pozicionin HR Business Partner. Gjithashtu, gjatë punësimit të saj ne këtë Bankë, Znj. Çela ka qenë pjesë e Divizionit Retail për një periudhë 2 vjeçare.
Gjatë periudhës gusht 2018 deri në korrik 2023, ajo ka qenë pjesë e stafit të burimeve njerëzore në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, ku së fundmi ka mbajtur pozicionin Menaxhere Rekrutimi.
Me një përvojë të gjatë profesionale në sektorin bankar dhe me një përvojë gjithëpërfshirëse në menaxhimin e burimeve njerëzore, Znj. Çela rikthehet në OTP Bank në pozicionin Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Drejtor i Departamentit të Rekuperimit të Kredisë