OTP Bank Logo

Siguria Kibernetike

Një siguri e fortë kibernetike në industrinë bankare është jetike për të mbrojtur të dhënat financiare dhe për të parandaluar aktivitetet mashtruese. Siguria kibernetike garanton integritetin e të dhënave dhe stabilitetin financiar si për bankat ashtu edhe për klientët.

Të dhënat dhe informacionet tuaja bankare e personale janë të sigurta me ne!

Kuptimi i mashtrimeve online dhe si të mbroheni prej tyre


Phishing illustration

Phishing (Mashtrimi përmes mesazheve elektronike)

Phishing i referohet një përpjekjeje për të vjedhur informacion të ndjeshëm, zakonisht në formën e emrave të përdoruesve, fjalëkalimeve, numrave të kartave të kreditit, informacionit të llogarive bankare apo të dhënave të tjera të rëndësishme për t'i përdorur ose për t'i shitur ato. Mashtruesit kontaktojnë përdoruesit përmes email-it, SMS-it, WhatsApp-it apo edhe telefonatave. Këto mesazhe janë shumë të ngjashme, si në grafikë ashtu edhe në përmbajtje, me ato të bankës për të tentuar të vjedhin informacionin konfidencial dhe të ndjeshëm.

Si të mbroheni nga phishing:

Disa veçori të zakonshme të emaileve mashtruese (phishing) janë:

  • Ofertat që duken shumë të mira për të qenë të vërteta
  • Ju krijojnë ndjenjën e urgjencës
  • Përmbajnë lidhje (hiperlink) me gabime drejtshkrimore
  • Skedarë të dyshimtë të bashkëngjitur ose dërgues të pazakontë

Kërkoni për shenja që tregojnë se mund të jenë të paligjshme dhe bëni kujdes kur klikoni mbi lidhjet në një email. Përpara se të klikoni në një lidhje, vendosni kursorin mbi të për të parë nëse destinacioni përputhet me atë që tregohet në email.

Mos harroni se ne nuk do t'ju kërkojmë kurrë informacionin tuaj personal dhe/ose financiar apo kredencialet për të hyrë në shërbimet e bankingut online/mobile për asnjë arsye!

Vishing illustration

Vishing (Mashtrimi përmes telefonatave dhe mesazheve me tekst)

Vishing është një formë e phishing që përdor telefonin si mjet për mashtrim. Mashtruesit kryejnë telefonata, shpesh me mesazhe të regjistruara paraprakisht, duke u shtirur si banka për të marrë të dhëna bankare nga viktimat.

Përmes një telefonate, ata kërkojnë që të fusni të dhëna bankare dhe kode, të përditësoni informacionin tuaj personal ose të kontrolloni ndonjë transaksion të kryer.

Si të mbroheni nga vishing:

Shenjat për të cilat duhet të jeni vigjilentë janë:

  • Një ID telefonuesi e falsifikuar
  • Zë robotik
  • Mesazhe të automatizuara që përsëriten në mënyrë të vazhdueshme

Tregohuni dyshues ndaj telefonuesve që kërkojnë të dhënat tuaja bankare dhe informacione personale. Refuzoni telefonatat e papritura që kërkojnë të ndryshoni të dhëna si kode apo kredenciale. Verifikoni gjithmonë telefonatat duke kontaktuar bankën përmes kanaleve zyrtare të komunikimit!

Smishing illustration

Smishing (Mashtrimi përmes telefonatave dhe mesazheve me tekst)

Smishing, ose 'SMS phishing', përdor mesazhe me tekst për të mashtruar viktimat që të japin të dhënat e tyre bankare. Ata përpiqen t'ju bëjnë të klikoni mbi një link mashtrues ose të shkarkoni një dokumenta që përmban malware – softuer të dëmshëm që mund të shkaktojë dëmtime në shërbimet elektronike, rrjete dhe pajisje.

Si të mbroheni nga smishing:

Nëse merrni një mesazh që dyshoni se mund të ketë qëllim mashtrues, kontrolloni për këto shenja të mashtrimit:

  • Një ndjenjë urgjence
  • Përmban një lidhje që ju drejton në një faqe të rreme
  • Numri i dërguesit të mesazhit

Gjithmonë shkoni direkt në faqen autentike të bankës (www.otpbank.al) për të verifikuar nëse informacioni i treguar në email ose mesazh është i vërtetë. Mos klikoni dhe mos u përgjigjni mesazheve nga numra që nuk i njihni.

Mashtrimi i CEO-s

Mashtrimi i CEO-s

Këto mesazhe zakonisht u dërgohen punonjësve me pozicione të rëndësishme në kompani për t'i mashtruar duke besuar se CEO ka kërkuar transferimin e parave. Mashtrimi i CEO-s bën pjesë në kategorinë e phishing, por në vend që sulmuesi të falsifikojë një faqe të njohur, ai falsifikon identitetin e CEO-s së bankës apo një kompanie tjetër. Shpesh kërkesa ka të bëjë me pagesa ndërkombëtare në banka jashtë Europës.

Si të mbroheni nga ky lloj mashtrimi:

Mashtrimi i CEO-s është shumë më i vështirë për t'u identifikuar sesa emailet e zakonshme phishing, të cilat u dërgohen qindra marrësve. Kërkesa madje mund të vijë nga një adresë email-i legjitime që është hakuar nga sulmuesit. Megjithatë, ka disa shenja për të cilat duhet të jeni të vëmendshëm:

  • Email ose telefonatë e papritur
  • Presion dhe ndjenjë urgjence
  • Kontakt i drejtpërdrejtë nga një zyrtar i lartë me të cilin zakonisht nuk komunikoni
  • Kërkesë për konfidencialitet absolut
  • Kërcënime ose premtime të pazakonta për shpërblime

Gjithmonë kontrolloni adresat e email-it kur trajtoni informacion të ndjeshëm ose transferta parash. Shmangni ndarjen e informacionit rreth hierarkisë, sigurisë apo procedurave të kompanisë. Nëse merrni një email apo telefonatë të dyshimtë, informoni menjëherë Departamentin e Sigurisë IT.

BEC illustration

Mashtrimi nëpërmjet Komprometimit të email-it të biznesit (BEC)

Çfarë është?

Manipulimi i komunikimeve me email, ku mashtruesit paraqiten si klientë, partnerë ose si një biznes apo organizatë legjitime, me qëllim që të mashtrojnë viktimat dhe t’i bindin të transferojnë fonde në llogari të reja të kontrolluara prej tyre.

Si të mbroheni ?
  • Mos klikoni në linqe që ju vijnë nëpërmjet email-ve ose SMS-ve të cilat kërkojnë përditësime ose verifikime të informacionit për llogari bankare, email-e, aplikacione investimi, ose çdo platformë që përmban informacione të ndjeshme.
  • Kontrolloni me kujdes adresën e emailit, URL-në dhe shkrimin e përdorur në çdo korrespondencë. Mashtruesit përdorin ndryshime të vogla që nuk janë të dukshme në pamje të parë. URL-të e shkruara gabim, shpesh me një devijim të vogël nga faqja e internetit e institucioneve financiare apo qeveritare, mund të jenë të rreme.
  • Kini kujdes me dokumentet që shkarkoni. Mos hapni materiale të bashkëlidhura në emaile nga persona që nuk i njihni.
  • Përdorni fjalëkalime të forta dhe aktivizoni autentikimin të dyfishtë.
Job Fraud illustration

Çfarë është?

Publikimi i ofertave të rreme punësimi në media sociale, përmes të cilave mashtrojnë viktimat duke u kërkuar pagesa për të siguruar punësime në vende jashtë territorit shqiptar, ose pagesa shtesë për kryerjen e trajnimeve që synojnë punësimin, por që në fakt nuk zhvillohen asnjëherë.

Si të mbroheni?
  • Shmangni çdo ofertë pune që ju vjen papritur përmes SMS apo rrjeteve sociale pa e kërkuar ju;
  • Mos kryeni pagesa paraprakisht për sigurim kontratee brenda/jashtë vendit, pa kryer verifikime mbi subjektin që të ofron punësimi (kërkim në internet për tu informuar më tepër, nëse shoqëria është përmendur për ndonjë skemë mashtrimi, nëse ushtron aktivitet dhe nuk është fiktive, etj.);
  • Paga që ju ofrohet duket tepër e lartë për të qenë e vërtetë.
  • Kujdes nëse përfaqësuesit nuk duan të takohen personalisht apo virtualisht.
Emotional Fraud illustration

Mashtrimet emocionale

Çfarë është?

Përdorimi i identiteteve të rreme në platforma online apo rrjete sociale për të krijuar marrëdhënie romantike dhe për të manipuluar emocionalisht viktimat, me qëllim nxitjen e dërgimit të fondeve në drejtim të tyre.

Si të mbroheni?
  • Kujdes me të dhënat që publikoni në rrejte sociale/internet.
  • Kryeni verifikime shtesë në interent lidhur me foto apo profilin e individit për të parë nëse imazhi, emri apo informacionet janë përdorur edhe diku tjetër.
  • Tregoni kujdes nëse personi duket shumë perfekt ose nëse ju kërkon menjëherë të lini platformën e takimeve apo rrjetin social për të komunikuar drejtpërdrejt.
  • Mos dërgoni kurrë para dikujt me të cilin keni komunikuar vetëm online ose përmes telefonit.
Investment Fraud illustration

Mashtrimi nëpërmjet platformave të investimit

Piramidale dhe Ponzi
  • Skema “Piramidale dhe Ponzi”: Janë skema mashtruese investimi që mbështeten në rekrutimin e vazhdueshëm të investitorëve ose investimeve të reja për të gjeneruar kthime për investitorët e mëparshëm. Këto skema shpesh dështojnë kur bëhet i pamundur rekrutimi i një numri të mjaftueshëm investitorësh të rinj për të mbështetur pagesat dhe përfitimet.
Investimeve me kthime të larta
  • Skema “Investimeve me kthime të larta”: Në këto lloj skemash ofrohen mundësi investimi “shumë të mira për të qenë të vërteta”, duke premtuar kthime jashtëzakonisht të larta. Zakonisht, këto skema përdorin presion të lartë për investime të shpejta apo të limituara, me qëllim tërheqjen e investitorëve në një periudhë të shkurtër kohore.
Pig Butchering
  • Skema “Pig Butchering”: Kjo skemë është e zakonshme në investimet në kriptomonedha dhe asete virtuale. Ajo përdor manipulimin psikologjik për të marrë nga viktimat kursimet e jetës, duke ju premtuar atyre kthime të mëdha nga investimet në mjete virtuale, ndërkohë që në realitet është thjesht një mashtrim.
Pump and Dump
  • Skema “Pump and Dump”: Kjo skemë përfshin përhapjen e informacioneve të rreme për të manipuluar artificialisht rritjen e çmimeve të aseteve si aksione, kriptomonedha ose token digjitale. Pas kësaj rritje të qëllimshme të çmimit, mashtruesit shesin asetet e tyre me çmime të fryra. Kur këta të fundit ndalojnë promovimin dhe shesin asetet, çmimi bie dhe viktimat humbasin paratë e investuara.
Si të Mbrohemi?
  • Mos investoni në bazë të këshillave nga dikush që e kontaktoni vetëm online. Kërkoni informacion shtesë (emër, email, numër telefonit, adresë) dhe informacion lidhur me ofertën e propozuar online. Gjithashtu, kryeni kërkime shtesë online, pasi mund të ketë të publikuara informacione nga persona të tjerë që mund të kenë rënë viktima të mashtrimit.
  • Verifikoni kërkesat që mund t’ju bëhen online për pagesa apo blerje, nëse është e mundur telefononi personin/institucioni për të siguruar që kërkesa është legjitime. Duhet gjithashtu të verifikoni çdo ndryshim në numrin e llogarisë ose procedurat e pagesës me personin që bën kërkesën.
  • Nëse keni investuar në platforma të ndryshme aksionesh mjetesh virtuale dhe besoni se jeni viktimë e një mashtrimi, mos paguani tarifa ose taksa shtesë për të tërhequr paratë tuaja.
Investment Fraud illustration

Mashtrimi me Ndërrimin e SIM-it (SIM Swap Fraud)

Si ndodh:

Mashtruesit kontaktojnë operatorin tuaj celular duke u shtirur si ju, duke pretenduar se karta juaj SIM ka humbur ose është dëmtuar. Ata arrijnë të bindin operatorin që të lëshojë një kartë të re SIM, të cilën e kontrollojnë vetë. Pasi karta e tyre aktivizohet, ata mund të marrin mesazhet SMS dhe kodet e njëpërdorimshme që dërgon banka — duke fituar akses në llogarinë tuaj online.

Shenja paralajmëruese:
  • Telefoni juaj humb papritur sinjalin për një periudhë të gjatë.
  • Para se të humbisni shërbimin, merrni disa thirrje të çuditshme ose shumë të shkurtra.
Çfarë duhet të bëni:

Nëse telefoni juaj bëhet i paarritshëm, kontaktoni menjëherë operatorin tuaj celular dhe shprehni dyshimet tuaja për një tentativë “SIM swap”. Më pas, nëse është e mundur, hyni në aplikacionin e bankës ose në “Online Banking “ dhe kontrolloni për transaksione të pazakonta. Njoftoni menjëherë OTP Bank Albania nëse vini re ndonjë aktivitet të dyshimtë, në mënyrë që të mund të mbrojmë llogarinë tuaj.

Investment Fraud illustration

Mashtrimet me “Sextortion

Çfarë janë:

“Sextortion” bashkon fjalët “seks” dhe “shantazh”. Kriminelët përdorin rrjetet sociale ose email-in për të shantazhuar viktimat me foto apo video intime — shpesh të rreme ose të manipuluara.

Në rrjete sociale:

Mashtruesit krijojnë profile të rreme, nisin biseda miqësore apo romantike dhe, pas fitimit të besimit, bindin viktimën të ndajë materiale komprometuese. Më pas kërkojnë para, duke kërcënuar se do t’i publikojnë materialet në internet.

Përmes email-it:

Dërgojnë mesazhe ku pretendojnë se kanë hakuar pajisjen tuaj ose kamerën e kompjuterit dhe kërkojnë pagesë në kriptomonedha. Ndonjëherë përfshijnë një fjalëkalim të vjetër për ta bërë kërcënimin më bindës.

Çfarë duhet të bëni:

Mos ktheni përgjigje dhe mos dërgoni para. Fshini menjëherë mesazhin. Nëse fjalëkalimi i përmendur është ende në përdorim, ndryshojeni menjëherë dhe aktivizoni autentikimin me dy hapa (Two factor authentication). Mos harroni: asnjë institucion apo autoritet zyrtar nuk dërgon email të këtij lloji.

Investment Fraud illustration

Malware – Programe të Dëmshme

Çfarë janë:

“Malware” (nga “malicious software”) janë programe të dëmshme që futen në pajisjen tuaj për të vjedhur ose dëmtuar të dhënat. Mund të fshihen në dokumenta të bashkëngjitur në emaile, shkarkime nga web-i, programe falas apo faqe të pa sigurta në internet.

Shenja infektimi:
  • • Instaloni dhe përditësoni programe të besueshme antivirus dhe firewall.
  • Mos hapni bashkëngjitje nga dërgues të panjohur.
  • Shkarkoni aplikacione vetëm nga faqet zyrtare.
  • Skanoni rregullisht pajisjet për kërcënime.

Disa zakone të thjeshta mund të ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit.

Investment Fraud illustration

Ransomware – Shantazh Dixhital

Çfarë ndodh:

Ransomware është një lloj malware-i që bllokon ose enkripton skedarët tuaj dhe kërkon pagesë për t’ju rikthyer aksesin. Zakonisht përhapet përmes email-eve “phishing” që duken si fatura, njoftime dërgese apo dokumente zyrtare.

Procesi i sulmit:

Pasi hapni lidhjen ose dokumentin e infektuar, të dhënat tuaja bllokohen. Në ekran shfaqet një mesazh shantazhi që kërkon pagesë. Pagesa zgjidh problemin përkohësisht dhe nxit më shumë krime të ngjashme.

Si të parandaloni:
  • Bëni kopje rezervë të rregullta të skedarëve tuaj (në “cloud” ose në pajisje të jashtme).
  • Përditësoni sistemin dhe programet vazhdimisht.
  • Mos hapni dokumenta të bashkëngjitur në emaile që nuk i prisni.
  • Në rast infektimi, mos e paguani shpërblimin – njoftoni menjëherë policinë dhe bankën tuaj.

Veprimi i shpejtë mund të parandalojë përhapjen e sulmit në rrjetin tuaj.

Investment Fraud illustration

Mashtrimi “Money Muling

Çfarë ndodh:

Një “money mule” është personi që transferon para të fituara në mënyrë të paligjshme në llogaritë e të tjerëve — shpesh pa e ditur. Mund të kontaktoheni me oferta pune “të lehta” që kërkojnë të merrni para në llogarinë tuaj dhe t’i dërgoni diku tjetër për një komision.

Si ta njihni:
  • Oferta “pune nga shtëpia” me fitime të shpejta.
  • Email-e me shkrime të dyshimta, nga adresa personale (Gmail, Yahoo, etj.).
  • Kërkesa për përdorimin e llogarisë suaj për “pagesa të përkohshme.”
Çfarë duhet të bëni:

Mos pranoni oferta të tilla dhe mos ndani të dhëna të llogarisë suaj. Nëse mendoni se jeni përfshirë pa dashje, ndaloni menjëherë çdo transaksion dhe njoftoni bankën dhe policinë. Kujtesë: edhe pa dashje, pjesëmarrja në pastrim parash është e paligjshme.

Investment Fraud illustration

Mashtrimet me Blerjet Online

Blerjet në internet janë të lehta dhe të shpejta, por mund të jenë të rrezikshme nëse shitësi nuk është i besueshëm.

Kini kujdes nëse:
  • Çmimi është tepër i ulët për të qenë real.
  • Shitësi kërkon pagesë vetëm me transfertë bankare.
  • Faqja nuk ka të dhëna kontakti ose mënyra të sigurta pagese.
Udhëzues për blerje të sigurta:
  • Përdorni platforma të njohura ndërkombëtarisht ose vendase.
  • Paguani me kartë krediti ose sisteme të sigurta pagese.
  • Mos bëni pagesa përmes Wi-Fi publik.
  • Përditësoni rregullisht pajisjen dhe shfletuesin tuaj.

Nëse produkti nuk vjen, kontaktoni fillimisht shitësin; nëse nuk merrni përgjigje, njoftoni menjëherë bankën.

Investment Fraud illustration

Faqe të Rreme Bankare

Mashtruesit krijojnë faqe interneti që duken identike me ato të vërtetat, për t’ju mashtruar të fusni të dhënat tuaja bankare.

Shenja paralajmëruese:
  • Dizajn jo i saktë, me gabime drejtshkrimore ose logo të paqarta.
  • Dritare “pop-up” që kërkojnë të dhëna personale.
  • Adresa e faqes ngjan me atë të bankës, por nuk është identike.
Si të mbroheni:

Hyni gjithmonë në llogarinë tuaj bankare duke shkruar manualisht adresën zyrtare të bankës ose duke përdorur “bookmark” të ruajtur. Mos klikoni lidhje nga email-e apo “pop-up”-e. Faqja zyrtare e OTP Bank nuk do të kërkojë kurrë të dhëna sensitive jashtë zonës suaj të sigurt të hyrjes.

Investment Fraud illustration

Mashtrimet me Fatura

Bizneset shpesh bëhen shënjestër e mashtruesve që shtiren si furnitorë. Ata kërkojnë që kompania të ndryshojë llogarinë bankare për pagesat e ardhshme — duke i drejtuar fondet në llogaritë e tyre.

Si të parandaloni:
  • Verifikoni çdo kërkesë të tillë përmes kanaleve zyrtare.
  • Vendosni procedura të brendshme verifikimi për pagesat.
  • Trajnoni punonjësit për ndërgjegjësim ndaj mashtrimeve.

Edhe nëse tentativa dështon, raportojeni menjëherë në bankë dhe tek autoritetet.

Situatat më të zakonshme të mashtrimeve online:

Rezervimet në Booking
Rezervimet në Booking
Mesazhet në WhatsApp
Mesazhet në WhatsApp
Email nga CEO
Tregtarë të rremë
SMS nga Posta
SMS nga “Posta”

Si të mbroheni nëse informacioni juaj personal është vjedhur?

Njoftoni menjëherë
bankën

Informoni bankën tuaj që të mund të bllokojë kartat ose llogaritë e prekura dhe të parandalojë transferta të paautorizuara

Ndryshoni menjëherë fjalëkalimet tuaja

Ndryshoni fjalëkalimet që lidhen me llogaritë tuaja bankare, email-in dhe çdo llogari tjetër që mund të jetë rrezikuar.

Shmang ndarjen e informacionit të mëtejshëm

Mos ndani të dhëna personale e bankare përmes email-it, mesazheve ose telefonatave të paautorizuara, sidomos pas një vjedhjeje të mundshme.