POLITIKA E GRUPIT BANKAR OTP
MBI FINANCIMIN E INDUSTRISË SË MBROJTJES
Hyrje
Grupi Bankar OTP është i angazhuar ndaj përgjegjësive sociale dhe respekton dhe mbështet mbrojtjen e të drejtave të njeriut të përfshira në konventat ndërkombëtare dhe përpjekjet ndërkombëtare kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Në vijim të kësaj, Grupi Bankar OTP kërkon, ndër të tjera, të mos marrë pjesë në financimin dhe transaksionet tregtare të produkteve të cilat mund të përdoren në konflikte ushtarake apo shkelje të të drejtave të njeriut.
Duke njohur sfidat që paraqet prodhimi dhe përdorimi i armëve, si shtetet individuale ashtu dhe palët ndërkombëtare rregullojnë, ndër të tjera, prodhimin dhe tregtimin e armëve konvencionale dhe armëve të shkatërrimit në masë (duke përfshirë armët kontroverse) me anë të ligjeve dhe konventave.
Politika e Grupit
Duke marrë parasysh parimet e mësipërme, Grupi Bankar OTP është i përkushtuar të tregojë kujdes të veçantë në aktivitetet e tij të financimit që të mos përfshihet në prodhimin, tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve të lidhura me armët (ose mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë për qëllime ushtarake) për individë, kompani ose vende që i nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare, ose në zona me luftë civile ose konflike ndërkombëtare. Grupi Bankar OTP ka një procedurë të detajuar për të siguruar që transaksionet nuk shkelin sanksionet e lëshuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, autoriteti kompetent i Mbretërisë së Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga ndonjë rregullator tjetër vendor i zbatueshëm.
Grupi Bankar OTP nuk ofron financime në lidhje me armët kontroverse dukë përfshirë ato nukleare/bërthamore, biologjike, armë kimike, armë verbuese me lazer, mina anti-personel, municione thërrmuese, fragmente jo të detektueshme dhe armë të tjera që mund të jenë të ndaluara nga dispozitat ligjore ndërkombëtare apo të konsideruara si kontroverse apo për shkak të dëmit ose vuajtjes jo proporcionale që ato mund të shkaktojnë.
Klientët nga industria e mbrojtjes duhet t’i binden plotësisht jo vetëm ligjeve lokale dhe ndërkombëtare dhe konventave mbi prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe shërbimeve të lidhura me to, po ashtu dhe sanksioneve dhe masave shtrënguese të njohura ndërkombëtare, por gjithashtu duhet të konsiderojnë në procedurat e tyre dhe Parimet Udhëzuese të KB për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.
Në rast të transaksioneve që kanë lidhje me industrinë e mbrojtjes, Grupi Bankar OTP zbaton kontrolle të rrepta në përputhje me rregulloret përkatëse të embargove dhe dispozitat ligjore kombëtare të detyrueshme, me kërkesa shtesë verifikimi për financime të lidhura me industrinë e mbrojtjes.