
Ju mund të mos jeni në gjendje të menaxhoni llogarinë tuaj bankare nëse për shembull:
Ky është rasti kur ju mund t’i jepni akses dhe të drejtën për të vepruar me llogaritë tuaja bankare një personi tjetër. Në mënyrë që të jetë i përshtatshëm për t’u zgjedhur si përfaqësuesi juaj ligjor, ai / ajo duhet të jetë një person i rritur që ka aftësi të plota ligjore për të vepruar dhe për të kuptuar veprimet e tij / saj.
Prokura është mjeti juridik që i jep një personi tjetër autoritetin për të kryer veprime juridike në emrin tuaj. Ai mund të jetë një mik / i afërm / ose përfaqësues ligjor.
Prokura është e përgjithshme kur ju i jepni të drejtë përfaqësuesit të kryejë një sërë veprimesh juridike për qëllime të shumëllojshme që përfshijnë një tërësi të drejtash.
Prokura është e posaçme kur ju i jepni përfaqësuesit tagrin për të kryer një ose disa veprime juridike të caktuara, që karakterizohen nga një qëllim i përbashkët.
Për të lexuar me shumë rreth Prokurës, ju lutemi klikoni këtu.
Shënim: Ky material është përgatitur në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Në rast mospërputhjeje mes dy versioneve, versioni shqip prevalon.