
Nese po mendoni te zgjeroni familjen apo jeni tashme ne pritje te femijes tuaj, me siguri po enderroni edhe per te ardhmen e tij/saj. Ne ju vijme ne ndihme me disa keshilla se si te planifikoni e te pergatiteni per t’i bere keto endrra realitet, qofte kjo tarifa e shkollimit ne universitet, ndihma per blerjen e nje shtepie apo ndihma per hapjen e nje biznesi.
Cdo moment eshte i mire per te nisur kursimin dhe celjen e nje depozite per femijet tuaj, por sa me heret te filloni, aq me shume interes do te akumulohet prej tyre. Ju mund te nisni duke percaktuar nje shume te vogel mujore kursimi.
Per ta bere kete, imagjinoni ato c’ka deshironi te realizoni per femijet tuaj. Duke menduar keshtu, do ta keni me te lehte te percaktoni buxhetin qe nevojitet. Sigurisht qe te vegjlit tuaj mund te ndjekin tjeter rrugetim nga ajo cfare ju mendoni, por gjithsesi shuma qe do te kursehet per ta, do t’i ndihmoje te realizojne qellimet qe do te kene vete ne te ardhmen.
Kjo iniciative e juaja gjithashtu do te sjelle nje edukim te mire financiar per femijet. Kursimi i parave u jep mundesine femijeve te mesojne rreth manaxhimit te tyre dhe investimit te vazhdueshem e fitimprures. Gjithashtu i inkurajon te vendosin pikesynime e te punojne per t’i arritur ato.
Nese jeni te interesuar per me teper informacion lidhur me produktet qe Banka OTP ofron per kursimin e femijeve, drejtohuni ketu.