OTP Bank

Programi Internship

Çfarë përmban formulari i Vetë-deklarimit?

Çdo fillim është i rëndësishëm dhe jo gjithmonë i lehtë. Por kur ke dikë që të mbështet dhe dikush të cilit mund t’i besosh, hapi i parë mund të jetë vendimtar në karrierën tënde.

Ne, u shtrijmë dorën profesionistëve të rinj me programin e stazhit, për t’i ndihmuar ata të bëjnë këtë hap të parë në rrugën e suksesit. Sepse ne nuk jemi çdo bankë.

Me programin e praktikës ti ke mundësinë të hedhësh hapat e parë në sektorin financiar dhe të zhytesh në punën e institucionit bankar në dy mënyra:

  • Praktikë me pagesë deri në 6 muaj, për të cilën mund të aplikosh gjatë gjithë vitit;
  • Praktikë verore deri në 3 muaj (qershor-shtator).

Banka OTP Albania hap dyert jo vetëm për operacionet financiare dhe bankare. Si çdo kompani e madhe, të ofrojmë mundësi zhvillimi në fushën e IT, ligjit, marketingut, komunikimit, burimeve njerëzore etj.

Programi i praktikës është i përshtatshëm për:

  • Praktika me pagesë – studentë, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, duke përfshirë studentë në institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, studentë të vitit të tretë dhe të katërt të nivelit bachelor, studentë që kryejnë masterin, studentë që diplomohen në të njëjtin vit;
  • Praktikë verore, pa pagesë – studentë të një shkolle të mesme të specializuar në fushën e financës, ekonomisë, etj.; studentë, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, duke përfshirë studentët në institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit.

Apliko