DEKLARATË PËR DHËNIEN E PËLQIMIT PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE
Në përputhje me ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji”), si dhe udhëzimin nr. 4, datë 30.04.2025, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Komisioneri”), jap pëlqimin tim të shprehur dhe të qartë për përpunimin e të dhënave të mia personale nga Banka OTP Albania sh.a. (“Banka ose “OBA”) për qëllimet e përcaktuara në këtë deklaratë dhe Informacionin mbi Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe deklaroj si vijon:
A.
INFORMACION MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Hyrje
Banka OTP Albania sh.a. (“Banka/OBA”, “ne”, “Kontrolluesi”) e konsideron mbrojtjen e të dhënave personale një çështje të një rëndësie të lartë, si nga pikëpamja e rëndësisë ligjore, ashtu dhe nga pikëpamja e ruajtjes së privatësisë dhe të drejtave të subjektit të të dhënave personale (“subjekti i të dhënave”, “ju”). Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe respektuar privatësinë tuaj. Në këtë dokument (“Informacioni”) ne kemi përmbledhur informacionin në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale që Banka mbledh për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë (“marketingu”), duke përfshirë pa kufizim, kategoritë e të dhënave personale që mbledhim dhe pse i përpunojmë, për sa kohë i mbajmë ato, cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat personale dhe si mund t’i ushtroni ato.
Të dhënat personale përpunohen në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji”) dhe me aktet nënligjore të zbatueshme. Përpunimi kryhet sipas parimit të respektimit dhe të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të së drejtës së ruajtjes së jetës private. Banka ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për zbatimin e të gjitha detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi.
Baza ligjore e këtij Informacioni është legjislacioni i zbatueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, duke përfshirë pa kufizim, ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, udhëzimet dhe vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Komisioneri”), etj.
Qëllimi i Informacionit është t’u ofrojë subjekteve të të dhënave informacion të plotë mbi përpunimin e të dhënave të tyre personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Duke klikuar “Pranoj që OTP Bank Albania të përpunojë të dhënat e mia personale, dhe të më kontaktojë apo njoftojë për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë nëpërmjet postës, telefonit, emailit, SMS dhe/ose kanaleve të tjera digjitale. Konfirmoj se kam lexuar, bie dakord me dhe pranoj parashikimet e Deklaratës për dhënien e pëlqimit dhe Informacionit mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, ju konfirmoni se keni lexuar, bini dakord me dhe pranoni parashikimet e këtij Informacioni. Ky dokument mund të ndryshojë dhe/ose përditësohet në të ardhmen, megjithatë në asnjë rast nuk do të kufizohen të drejtat e garantuara nga Ligji. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe të jeni në dijeni të versionit në fuqi të këtij dokumenti.
1. Informacion në lidhje me kontrolluesin dhe strukturën përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave
Emri i kontrolluesit: Adresa:
Email: Telefon:
Banka OTP Albania sh.a.
Bulevardi “Bajram Curri”, Godina “Down Town”, kati 8, Tiranë, Shqipëri
info@otpbank..al
0800 4848
B.
Website: www.otpbank.al
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mbrojtjen ose përpunimin e të dhënave personale, mund të kontaktoni Sektorin e Përputhshmërisë të Bankës në adresën e email-it “compliance@otpbank.al” ose në numrin e telefonit 0800 4848.
2. Parimet e përgjithshme të përpunimit të të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet e mëposhtme:
3. Ç’të dhëna mbledhim dhe përpunojmë
Për qëllime marketingu, ne mbledhim dhe përpunojmë:
Informacion në lidhje me marrëdhënien tuaj me Bankën, marrëdhënie punësimi dhe kredi të tjera ekzistuese:
4. Pse përpunojmë të dhëna personale dhe mbi ç’baza ligjore
Ne jemi të përkushtuar të përpunojmë të dhënat personale vetëm mbi baza ligjore dhe për qëllimet e zgjedhura: marketingu i drejtpërdrejtë. Subjekti i të dhënave mund të jetë ose jo klient i Bankës.
Ne përpunojmë të dhëna personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë në bazë të dhënies së pëlqimit nga subjekti për përpunimin e të dhënave personale (Neni 7, pika 1, shkronja a) i Ligjit) dhe për interesa legjitime të bankës në lidhje me kryerjen e aktiviteteve të saj për fushata/njoftime marketingu (p.sh. oferta, lajme, ftesa, njoftime për shorte, ankesa, anketa dhe mesazhe të ngjashme nëpërmjet postës, telefonit, emailit, SMS dhe/ose kanaleve të tjera digjitale) (Neni 7, pika 1 shkronja dh) i Ligjit) për shërbime/produkte të ndryshme të ofruara nga Banka dhe zhvillimin e produkteve/shërbimeve të reja dhe/ose përmirësimin e atyre ekzistuese, rritjen e kënaqësisë së
C.
klientit, rritjen e bazës së klientëve dhe rritjen e bazës së klientëve besnikë të markës OTP. Të dhënat përpunohen në mënyrë elektronike.
Lidhja e një kontrate ose ofrimi i shërbimeve ose produkteve bankare/financiare nuk kushtëzohet nga dhënia e pëlqimit për qëllime marketingu. Dhënia e pëlqimit është vullnetare dhe nëse vendosni të mos e jepni atë ose më vonë të tërhiqni pëlqimin tuaj, kjo nuk do të zvogëlojë në asnjë mënyrë të drejtat tuaja që rrjedhin nga marrëdhënia juaj e biznesit që mund të keni me Bankën dhe nuk do të nënkuptojë ndonjë kosto shtesë për ju.
Nëse tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu ose nëse kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale për qëllime marketingu, Banka nuk do t’i përdorë më të dhënat tuaja për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë.
Nëse dëshironi të tërhiqni pëlqimin tuaj për qëllim marketingu apo të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja për këtë qëllim, mund ta bëni këtë në çdo kohë duke kontaktuar Bankën në një nga kontaktet dhe format e parashikuara këtu.
5. Cilët janë përpunuesit e të dhënave tuaja personale
Të dhënat personale të dhëna Bankës mund të përpunohen nga punonjësit e saj dhe Bankës Mëmë si dhe nga punonjësit e partnerëve/përpunuesve kontraktualë të Bankës (p.sh. ofrues shërbimesh të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ofrues shërbimesh njoftimi përmes mjeteve të komunikimeve elektronike, etj.), të cilët janë të detyruar të respektojnë dhe mbrojnë të dhënat tuaja personale në bazë të legjislacionit të zbatueshëm në fushën e punësimit, mbrojtjes së të dhënave personale dhe kontratave për përpunimin e të dhënave dhe/ose marrëveshjeve të konfidencialitetit, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kuadrin ligjor-rregullator të zbatueshëm. Përdoruesit u nënshtrohen autorizimeve dhe të drejtave të aksesit përkatëse.
Në raste të caktuara, përcaktuar nga kuadri ligjor-rregullator i zbatueshëm, ne mund t’ua japim të dhënat tuaja personale autoriteteve publike, gjykatave apo palëve të treta, nëse është e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve tona ligjore ose kontraktuale (p.sh. Banka e Shqipërisë). Me kusht që këto subjekte të kenë specifikuar qëllimin/fushështrirjen e saktë të të dhënave, Banka do t’ua zbulojë të dhënat personale këtyre subjekteve vetëm nëse dhe në masën që është rreptësisht e nevojshme për zbatimin e qëllimit të hetimit dhe kur përmbushja e kërkesës përcaktohet me ligj.
Të gjithë përdoruesit janë të detyruar të respektojnë dhe mbrojnë të dhënat tuaja personale në përputhje me Ligjin dhe kuadrin ligjor-rregullator të zbatueshëm.
6. Transferimi i të dhënave
Kur kryhet transferim i të dhënave, ai bëhet sipas parashikimeve ligjore përkatëse, duke përmendur pa kufizim, ato për nivelin e mbrojtjes së të dhënave personale në shtetin ku transferohen të dhëna. Banka siguron se nuk do të transferojë të dhëna pa bazën e duhur ligjore apo pëlqimin tuaj.
Transferimi i të dhënave bëhet nëse është i nevojshëm, për qëllimet e kryerjes së aktiviteteve të Bankës, sipas parashikimeve të Ligjit, te OTP Bank Plc., Hungari (banka mëmë).
Ç.
OBA dhe OTP Bank Plc. zbatojnë masa teknike-organizative për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm dhe standardet më të larta të sigurisë. Subjekti i të dhënave mund të kërkojë në çdo moment pranë Bankës kopje të të dhënave të tij.
7. Për sa kohë i mbajmë të dhënat personale
Banka mban dhe mbron të dhënat tuaja personale në një mënyrë që parandalon përhapjen e pajustifikuar të të dhënave tuaja te personat e paautorizuar. Ne i mbajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin janë mbledhur. Periudha e ruajtjes varet nga baza mbi të cilën janë përpunuar të dhënat dhe qëllimin e përpunimit.
Të dhënat e përpunuara në bazë të pëlqimit tuaj ose për interesa legjitime do të ruhen deri në tërheqjen e pëlqimit/kërkesën tuaj për fshirjen e të dhënave, ose derisa të jetë përmbushur qëllimi për të cilin janë dhënë, dhe në rastet kur jeni klient i Bankës për 5 (pesë) vjet pas datës së përfundimit të marrëdhënies financiare me ju. Legjislacioni i zbatueshëm mund të përmbajë parashikime për zgjatje të këtyre afateve për arsye ligjore.
8. Të drejtat e subjektit të të dhënave
Subjektet e të dhënave personale kanë të gjitha të drejtat e njohura nga Ligji:
Këto të drejta ushtrohen në formën dhe afatet e parashikuar nga Ligji.
8.1 E drejta për informim
Kur të dhënat personale mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave dhe subjekti i të dhënave nuk e ka informacionin e përmendur më poshtë, kontrolluesi i jep atij informacionin e mëposhtëm lidhur me:
D.
cilat mund të merret një kopje e tyre ose vendin ku ofrohen ato;
8.2 E drejta për akses
Subjekti i të dhënave ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me të janë duke u përpunuar apo jo, si dhe, kur është rasti, të ketë akses në të dhënat personale dhe informacionin e mëposhtëm:
përpunimi për subjektin e të dhënave;
e këtyre të dhënave;
Kontrolluesi i ofron falas subjektit të të dhënave një kopje të listës së kategorive të të dhënave të përpunuara, duke treguar përmbajtjen e secilës kategori, që lidhet me subjektin e të dhënave dhe pa cenuar të drejtat dhe liritë themelore të personave të tjerë. Për çdo kopje të mëvonshme të kërkuar nga subjekti i të dhënave, kontrolluesi mund të aplikojë një tarifë të arsyeshme në bazë të kostove administrative. Kur subjekti i të dhënave e bën kërkesën me mjete elektronike dhe nuk ka përcaktuar formë tjetër në të cilën kërkohet përgjigjja, informacioni ofrohet në formën elektronike që përdoret zakonisht.
DH.
8.3 E drejta për korrigjim dhe fshirje
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e korrigjimit nga kontrolluesi i të dhënave personale të pasakta, që lidhen me të sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës. Në përputhje me qëllimet e përpunimit, subjekti i të dhënave ka të drejtën e plotësimit të të dhënave personale jo të plota edhe me anë të një deklarate plotësuese.
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e fshirjes nga kontrolluesi i të dhënave personale që lidhen me të dhe kontrolluesi ka detyrimin të fshijë të dhënat personale sa më shpejt të jetë e mundur, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së kërkesës, në rastet kur:
Lidhur në të.
shërbimeve siç parashikohet në ligj.
me këtë të drejtë, Ligji parashikon disa përjashtime në rastet e përpunimit të përmendura
8.4 E drejta për t’u harruar
Kur Kontrolluesi ka publikuar të dhëna personale dhe sipas Ligjit detyrohet t’i fshijë ato, bazuar në teknologjinë e zbatueshme dhe në koston e zbatimit, ndërmerr hapa të arsyeshëm, përfshirë masat teknike, për të informuar kontrolluesit që janë duke përpunuar këto të dhëna personale, që subjekti i të dhënave ka kërkuar fshirjen e çdo lidhjeje, kopjeje ose riprodhimi të këtyre të dhënave personale.
Me kërkesën e subjektit të të dhënave, operatorët e motorëve të kërkimit në internet janë të detyruar të fshijnë nga rezultatet që shfaqen pas një kërkimi të kryer në bazë të emrit të subjektit të të dhënave informacionin, i cili nuk është më aktual me kalimin e kohës, por që, kur gjendet, ka një ndikim negativ të konsiderueshëm në reputacionin e subjektit të të dhënave.
8.5 E drejta për kufizimin e përpunimit
Subjekti i të dhënave ka të drejtë për kufizimin e përpunimit të të dhënave nga Kontrolluesi kur ekziston një nga rastet e mëposhtme:
E
d) subjekti i të dhënave ka kundërshtuar përpunimin sipas Ligjit. Kufizimi zgjat përgjatë periudhës së nevojshme për verifikimin nëse arsyet e ligjshme të kontrolluesit kanë përparësi mbi ato të subjektit të të dhënave.
Kur përpunimi është kufizuar sipas paragrafit të mësipërm, me përjashtim të ruajtjes, të dhënat do të përpunohen vetëm:
Kontrolluesi njofton paraprakisht subjektin e të dhënave për heqjen e kufizimit të përpunimit të tyre. Nëse kontrolluesi refuzon kërkesën, subjekti i të dhënave mund të paraqesë ankesë te Komisioneri dhe të kërkojë marrjen e një vendimi paraprak për kufizimin e përpunimit.
8.6 E drejta për transferueshmërinë e të dhënave
Kur të dhënat personale i jepen një kontrolluesi nga subjekti i të dhënave, me pëlqimin e tij ose për përmbushjen e një kontrate, dhe përpunimi kryhet me mjete automatike, subjekti i të dhënave ka të drejtën t’i marrë ato nga kontrolluesi në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe t’i transferojë pa pengesa tek një kontrollues tjetër.
Gjatë ushtrimit të së drejtës si më sipër, dhe kur është teknikisht e mundur, subjekti i të dhënave ka të drejtë që të dhënat e tij personale të transferohen drejtpërdrejt nga një kontrollues tek një kontrollues tjetër.
Ushtrimi i së drejtës për transferueshmërinë e të dhënave nuk cenon të drejtën për fshirjen e tyre sipas ligjit. E drejta për transferueshmërinë e të dhënave nuk mund të ushtrohet kur përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose kur kontrolluesit i është dhënë e drejta për të ushtruar funksione, detyra ose kompetenca publike në bazë të legjislacionit në fuqi. Ushtrimi i së drejtës për transferueshmërinë e të dhënave nuk duhet të cenojë të drejtat dhe liritë themelore të personave të tjerë.
8.7 E drejta për të kundërshtuar
Subjekti i të dhënave ka të drejtën të kundërshtojë në çdo kohë, për arsye që lidhen me situatën e tij të veçantë, përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të, përfshirë profilizimin sipas parashikimeve ligjore. Kontrolluesi nuk do t’i përpunojë më të dhënat personale, me përjashtim të rastit kur provon se ka arsye të forta legjitime për përpunimin, të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave, veçanërisht kur kanë të bëjnë me paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi, apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës, ose autoriteteve publike.
Kur të dhënat personale përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë dhe pa u detyruar të shpjegojë arsyet, përpunimin e të dhënave të tij personale për këtë qëllim, që përfshin profilizimin për aq sa është i lidhur me të.
Ë
Pas ushtrimit të kësaj të drejte, Kontrolluesi është i detyruar të ndërpresë përpunimin e të dhënave personale për këtë qëllim.
Jo më vonë se gjatë komunikimit të parë me subjektin e të dhënave, kontrolluesi informon subjektin e të dhënave mbi të drejtën për të kundërshtuar në mënyrë të shprehur, të qartë dhe të veçuar nga informacionet e tjera.
8.8 E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike
Subjekti i të dhënave ka të drejtë të mos jetë subjekt i një vendimi që bazohet vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, përfshirë profilizimin, i cili shkakton pasoja ligjore ose pasoja të ngjashme të rënda mbi të.
Kjo nuk zbatohet nëse vendimi:
Në këto raste, kontrolluesi zbaton masa të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat, liritë themelore dhe interesat e ligjshëm të subjektit të të dhënave, si dhe të drejtën e subjektit të të dhënave për ndërhyrje manuale nga ana e kontrolluesit për të shprehur këndvështrimin e tij dhe për të kundërshtuar vendimin.
8.9 E drejta për t’u ankuar
Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Nëse subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
8.10 E drejta për kompensimin e dëmit
Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kontrolluesit kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.
8.11 Ushtrimi i të drejtave
Ju mund të paraqisni një kërkesë për një të drejtë specifike në një mënyrë që ju lejon të identifikoheni duke kontaktuar Bankën në mënyrën e parashikuar këtu. Pra, për të përmbushur kërkesat për sigurinë e të dhënave dhe për të mbrojtur të drejtat e subjektit të të dhënave, Banka duhet të konfirmojë identitetin e subjektit të të dhënave ose identitetin e personit që dëshiron të ushtrojë ndonjë nga të drejtat. Banka do t’i përgjigjet çdo kërkese apo ankese sipas formës dhe procedurës të parashikuar nga Ligji brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data e marrjes së saj. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë, kur është e nevojshme, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave të marra. Banka informon në mënyrë të arsyetuar subjektin e të dhënave për çdo zgjatje afati brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës së bashku me shkaqet e vonesës. Përgjigjja do të jetë me shkrim në adresën prej së cilës ka ardhur
F
kërkesa apo ankesa dhe/ose në formë elektronike kur kërkesa apo ankesa ka ardhur elektronikisht përveçse kur kërkohet ndryshe nga subjekti i të dhënave.
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e pakushtëzuar të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, dhe Banka do të ndalojë menjëherë përpunimin e këtyre të dhënave për këtë qëllim.
Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur në kontaktet e mëposhtme:
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Adresa: Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë Tel: +355 42 23 7200
Nr. i Gjelbër: 0800 2050
email: info@idp.al
Nëse subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Gjithashtu, subjekti i të dhënave mund të ngrejë padi në gjykatë për shkelje të pretenduara në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjykata kompetente do të jetë Gjykata e Tiranës.
9. Profilizimi
Banka mund të përdorë procese profilizimi në kuadër të marketingut të drejtpërdrejtë, veçanërisht kur subjekti i të dhënave është klient i Bankës. Banka nuk zbaton procese vendimmarrjeje automatike për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë.
Banka mund të përdorë profilizimin në rastin kur subjekti i të dhënave është klient për fushata marketingut të personalizuara sipas përdoruesve të produkteve të ndryshme bankare.
Banka zbaton parashikimet ligjore lidhur me profilizimin dhe garanton mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave tuaja legjitime me masa mbrojtëse të përshtatshme.
Në çdo rast, subjekti i të dhënave ka të drejtë për ndërhyje njerëzore, për të shprehur këndvështrimin e tij dhe për të kundërshtuar vendimin e marrë mbi baza profilizimi. Kur subjekti i të dhënave ushtron të drejtën e kundërshtimit të përpunimit në këto rrethana, Banka është e detyruar të ndërpresë përpunimin e të dhënave personale për këtë qëllim.
10. Siguria e të dhënave personale
Sistemet IT dhe ambientet e tjera të ruajtjes së të dhënave të Bankës sonë ndodhen në ambientet e saj të regjistruara dhe në serverat e marrë me qira nga përpunuesi. Banka zgjedh dhe operon mjete dhe aplikacione IT për përpunimin e të dhënave personale në një mënyrë të tillë që të dhënat e përpunuara të jenë:
G
Sistemet tona të informacionit dhe të kontraktorëve tanë janë të mbrojtura nga mashtrimet e asistuara nga kompjuteri, viruset kompjuterike, aksesi i paautorizuar dhe sulmet e shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS). Për më tepër, Banka garanton sigurinë me anë të procedurave të sigurisë në nivel serveri dhe në nivel aplikacioni. Të dhënave u bëhet backup çdo ditë. Banka merr të gjitha masat e mundshme për të shmangur shkeljet në sigurinë e të dhënave personale dhe në rast të një shkeljeje të të dhënave, ajo ndërmerr veprime të menjëhershme për të minimizuar çdo rrezik dhe për të eliminuar çdo dëm, në përputhje me rregulloret tona të menaxhimit të incidenteve dhe kuadrin ligjor-rregullator të zbatueshëm.
11. Parashikime përfundimtare
Banka rezervon të drejtën për të ndryshuar ose plotësuar këtë Informacion për të siguruar përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kuadrin ligjor- rregullator të zbatueshëm. Versioni më i fundit i vlefshëm i Informacionit është i disponueshëm në të gjitha degët e Bankës dhe në faqen e saj të internetit (www.otpbank.al).
Çdo gjë që nuk parashikohet posaçërisht në këtë Informacion i nënshtrohet dispozitave të legjislacionit në fuqi.