POLITIKA E SANKSIONEVE TË GRUPIT BANKAR OTP PËRFSHIRË OBA
(Politikë në përputhje me përcaktimet e sanksioneve)
Hyrje
OTP Group (i cili përfshin OBA) zbaton një politikë të përputhshmërise të sanksioneve që synon të sigurojë përputhshmëri me ligjet e aplikueshme të sanksioneve ekonomike, financiare apo tregtare, rregulloret dhe dispozitat e embargove të vendosura nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për sa i përket respektimit të sanksioneve dhe masat kufizuese, Grupi OTP merr në konsideratë ligjet lokale, dhe anëtarët e caktuar të Grupit konsiderojnë dispozitat kombëtare të sanksioneve të zbatueshme për të.
Politika e Perputhshmërisë së Sanksioneve të Grupit
Grupi OTP (i cili përfshin OBA) ka një Politikë të Përputhshmërisë të Sanksioneve dhe ka zbatuar procedura sanksionesh që përcaktojnë standardet minimale për OTP Bank Plc. dhe filialet e saj. Këto janë të hartuar për të siguruar që Anëtarët e Grupit i respektojnë detyrimet e zbatueshme për ta dhe parimet e përcaktuara në Politikën e Përputhshmërisë së Sanksioneve të OTP Group. Ata ndjekin, ndërmjet të tjerave, standardet dhe procedurat e listuara më poshtë:
OTP Group (i cili përfshin OBA) zbaton rregulla të brendshme të përshtatshme për vlerësimin e të gjithë klientëve dhe transaksioneve përkatëse në fjalë, ku përputhshmëria me ligjet e zbatueshme të sanksioneve dhe politikën e tij të përputhshmërisë së sanksioneve mund të rezultojë në vonesa në përpunimin e transaksioneve të klientëve.
Përveç kësaj, bankat korrespondente të përfshira në transaksione, gjithashtu kanë të drejtë të pezullojnë çdo transaksion nëse është në kundërshtim me politikën e tyre ose nëse sistemi i tyre i vlerësimit tregon se mund të jenë në shkelje të sanksioneve.
OTP Bank Plc dhe filialet e saj veprojnë vetëm si ndërmjetës midis klientit dhe Bankës korrespondente dhe nuk kanë asnjë ndikim në rezultatin e hetimeve të kryera nga partnerët e saj bankarë korrespondentë.