OTP Bank

Vende Vakante

Nëse je i motivuar, dëshiron të sfidosh veten dhe të bëhesh pjesë e një ekipi që punon së bashku për të arritur rezultate, në OTP Bank Albania do të gjesh mundësinë për t’u zhvilluar, për të mësuar vazhdimisht dhe për të ndërtuar karrierën tënde.

Kultura jonë e punës bazohet në besim, bashkëpunim dhe respekt. Ne vlerësojmë idetë e reja dhe investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve tanë, duke krijuar një mjedis modern, dinamik dhe gjithëpërfshirës, ku profesionalizmi, diversiteti dhe barazia janë vlera që i jetojmë çdo ditë.

🌱 Zhvillim profesional dhe kulturë

  • Akademi, seminare, workshop-e dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit me mbështetjen e OTP Group.
  • Mundësi certifikimi për aftësi teknike (Technical Skills) dhe aftësi ndërpersonale (Soft Skills).
  • Team building dhe aktivitete sociale që forcojnë bashkëpunimin, frymën e skuadrës dhe angazhimin në komunitet.

❤️ Mirëqenie dhe balancë

  • Sigurim privat shëndetësor.
  • Fond privat pensioni.
  • Paketë telefonie celulare.
  • Ditë ekstra pushimi
  • Të premtet e shkurtra gjatë sezonit veror.

💳 Përfitime financiare

  • Bonus për punonjëset në leje lindjeje.
  • Buxhet ushqimor për të gjithë punonjësit.
  • Kushte preferenciale për produktet dhe shërbimet tona bankare.

Pozicionet e lira

Shiko mundësitë aktuale të punësimit për të gjetur rolin që i përshtatet aftësive dhe ambicieve të tua.

CRM Senior, Tiranë

Tiranë, afati i fundit i aplikimit: 17 Nentor 2026