OTP Bank

Martesa

Detyrimi për njoftimin e bankës

Me lidhjen e martesës, bashkëshortët mund të vendosin të ndryshojnë mbiemrin e tyre, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit përkatës. Ky ndryshim pasqyrohet në Aktin e martesës dhe dokumentet e identifikimit si ID ose pasaportë.

Pasi të bëhet rinovimi i dokumentit të identifikimit në institucionet përkatëse, individëve u kërkohet t’a paraqesin atë në Bankë.

Përse është e rëndesishme kjo gjë?

  • Shmangen vështirësitë gjatë procesit të identifikimit në kohën që ju mund të paraqiteni në Bankë, për kryerjen e një transaksioni të caktuar.
  • Nuk do të hasni pengesa në përfitimin e produkteve apo shërbimeve bankare, pasi të keni paraqitur dokumentin e ri të identifikimit

Çfarë ndodh me produktet dhe shërbimet bankare?

  • Llogari dhe/ose Depozitë

Ju do të mbeteni pronari i vetëm i llogarive dhe depozitave tuaja personale të hapura përpara lidhjes së martesës.

  • Kredi

Ju do të mbeteni përgjegjësi i vetëm për shlyerjen e detyrimit ndaj bankës, në rast se ju keni qenë të financuar me një overdraft, kredi, kartë krediti ose një produkt tjetër kredie në emrin tuaj.

Shënim: Në rastin e një marrëveshjeje para-martesore, aty specifikohet regjimi pasuror martesor që bashkëshortët dëshirojnë të aplikojnë për pronën e tyre, ndryshe nga sa parashikon ligji.

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë mbi Martesën, ju lutemi referohuni tek Kodi i Familjes.

Shënim: Ky material është përgatitur në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Në rast mospërputhjeje mes dy versioneve, versioni shqip prevalon.