Komiteti i Kontrollit raporton tek Këshilli Drejtues, kryen rekomandime dhe lëshon opinione mbi çështje financiare dhe të auditimit. Ky komitet kontrollon zbatimin e procedurave kontabël dhe të kontrollit të brendshëm të bankës, mbikëqyr zbatimin e procedurave dhe ndryshimeve në mjedisin ligjor dhe rregullator që ndikojnë në aktivitetin e bankës, monitoron zbatimin e duhur dhe kontrollon veprimtarinë e bankës në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore.
Anëtare e Komitetit të Kontrollit
Mandati aktual : 12.03.2026 – 12.03.2030

Anëtare e Komitetit të Kontrollit
Mandati aktual : 12.03.2026 – 12.03.2030
Bibora Julianna Bélainé Szél, shtetase Hungareze, ka përfunduar studimet në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë në Budapest (BMGE), ku mori diplomë shkencore në Inxhinieri dhe Menaxhim, si dhe diplomë pasuniversitare në Menaxhimin e Informacionit Financiar pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit Bankar (BMGE).
Ajo ka fituar përvojë të gjerë në burimet njerëzore, kontroll dhe strategji korporative përmes pozicioneve drejtuese në Magyar Telekom dhe T-Systems Hungary, ku ka koordinuar integrime në shkallë të gjerë dhe ka udhëhequr projekte strategjike e operacionale.
Në maj 2021, iu bashkua Grupit OTP Bank, ku ka mbajtur disa role udhëheqëse në fushën e strategjisë dhe transformimit digjital. Përgjegjësitë e saj kanë përfshirë integrimet dhe blerjet në fushën e IT-së, koordinimin e trajnimeve profesionale për IT, si dhe mbështetjen për zhvillimin e strategjive digjitale të filialeve. Që prej janarit 2025, ajo ushtron detyrën si Drejtore e Strategjisë Digjitale dhe Departamentit të Filialeve, duke udhëhequr nisma në nivel grupi për transformimin digjital dhe strategjinë e IT-së.
Ajo zotëron ekspertizë të gjerë në fushat e strategjisë, mbështetjes së vendimmarrjes menaxheriale, integrimeve dhe bashkimeve, menaxhimit të projekteve, menaxhimit të ndryshimeve, kontrollit dhe menaxhimit të proceseve.
Bibora flet anglisht dhe gjermanisht.

Kryetar i Komitetit të Kontrollit
Mandati aktual - 11.04.2023 – 11.04.2027
Z. Stavri Pashko, shtetas shqiptar, është i diplomuar në Universitetin e Torinos për Shkenca Strategjike dhe ka një diplomë MBA në Udhëheqje për Qëndrueshmëri. Z. Stavri Pashko ka një përvojë të thelluar në auditimin e brendshëm, menaxhimin e riskut, zhvillimin e biznesit dhe qëndrueshmërinë. Me mbi 17 vjet përvojë në industri, Z. Pashko e ka nisur eksperiencën e tij tek ProCredit Bank Albania dhe ish-Societe Generale Albania duke vijuar më pas në kompani ndërkombëtare si Telia Company, Volvo Group dhe Volvo Cars.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Z. Stavri Pashko ka treguar përkushtim ndaj profesionit të Audituesit. Ai është një nga themeluesit e Institutit Shqiptar të Audituesve të Brendshëm dhe ka kontribuar prej disa vitesh si anëtar i Komitetit Udhëheqës për Institutin Global të Audituesve të Brendshëm me seli në SHBA.
Në vitet e fundit, Stavri ka vepruar si Kryetar i Komitetit të Kontrollit dhe Anëtar i Këshillit Drejtues i ish-Alpha Bank Albania. Aktualisht, Stavri është një Zhvillues i Biznesit të Qëndrueshmërisë në Volvo Cars, i fokusuar në sigurimin e pajtueshmërisë me qëndrueshmërinë dhe integrimin e praktikave të qëndrueshmërisë në operacionet e biznesit global.

Anëtar i Komitetit të Kontrollit
Mandati aktual - 09.06.2023 – 09.06.2027
Z. Zoltan Molnar është diplomuar në profilin Financë-Bankë nga Universiteti Corvinus i Budapestit (Hungari) dhe ka një diplomë MBA nga Shkolla e Menaxhimit të Mastrihtit (Holandë).
Z. Molnar e ka filluar karrierën e tij në 2007 në Ernst & Young Hungary në ekipin Këshillues të Transaksioneve. Ai ka qënë i përfshirë në disa projekte të kujdesit financiar, financave të korporatave dhe M&A në rajonin e EQL. Z. Molnar ka marrë kualifikimin ACCA dhe ka kryer angazhime audituese. Ai gjithashtu ka kryer disa misione në Gjermani dhe më vonë është transferuar në Kuvajt, Lindjen e Mesme.
Prej vitit 2015, Z. Molnar ka punuar në OTP Bank Hungari në Departamentin e Bashkimeve dhe Blerjeve duke ekzekutuar projekte në të gjithë rajonin e EQL.
Z. Molnar ka marrë rolin e Anëtarit të Bordit të Drejtorëve në Vojvodanska banka AD midis shtatorit 2019 dhe prillit 2021. Që nga qershori 2021, ai është Kryetar i Bordit të Drejtorëve në OTP Osiguranje AD një kompani sigurimesh dhe prej qershorit, 2023 anëtar në Komitetin e Kontrollit të Bankës OTP Albania.