OTP Bank

Ndërtimi i një fondi emergjence

Situatat e papritura jane pjese e jetes dhe mund t’i ndodhin kujtdo. Fakti qe nuk mund t’i parashikoni ato, nuk do te thote qe nuk mund te paraprihen. Duke kursyer fondin tuaj te emergjences, do te jeni me te pergatitur per te perballuar keto momente.
Fondi i emergjences eshte nje shume e kursyer parash e cila ju ndihmon gjate situatave te veshtira financiare si humbja e punes apo nje problem shendetesor i papritur, pa cenuar te ardhurat tuaja mujore. Per te vendosur se cfare shume duhet te kurseni dhe per sa gjate, nevojitet te percaktoni fillimisht se sa duhet te jete ky fond emergjence. Ekspertet financiare keshillojne qe te keni kursyer mjaftueshem per te mbuluar shpenzimet thelbesore per tre deri ne gjashte muaj, kjo ne varesi dhe te rrethanave tuaja personale. Me rendesi eshte te percaktoni objektivin tuaj dhe te punoni ne menyre te qendrueshme per rritjen e ketij fondi. Kjo do te sjelle benefite te cilat jane listuar me poshte:

1. Ndalon shpenzime te pakontrolluara

Nese nuk vendosni qellime, ka gjasa te tundoheni duke bere shpenzime te panevojshme. Nderkohe duke percaktuar buxhetin mujor qe do te kurseni per fondin e emergjences dhe kete shume ta zhvendosni ne nje llogari bankare te posacme, nuk do te keni mundesi ta aksesoni ne menyre te menjehershme ne blerje impulsive. Madje ju mund te vendosni nje rregull ne llogarine tuaj bankare ku buxheti mujor qe keni caktuar per kursim te kaloje automatikisht ne depozite, ne momentin qe paga kreditohet ne llogari.

2. Ulje e nivelit te stresit

Situatat emergjente shpeshhere mund te kercenojne mireqenien finaciare e rrjedhimisht te shkaktojne stres. Fondi i emergjences do t’ju pergatiste perballe ketyre situatave duke sjelle siguri dhe besim se mund te perballoni cdo te papritur.

3. Perfitoni interesa

Sa me shume para te hiqni menjane, aq me teper interesa keni mundesi te perfitoni. Shuma e interesit te fituar varet nga lloji i llogarise/depozites ku vendosni t’i ruani fondet tuaja.

Per me teper informacion mbi produktet qe Banka OTP ofron mbi realizimin e fondit te emergjences, drejtohuni ketu.