Humbja e një personi të afërt është mjaft e vështirë për t’u përballuar dhe së bashku me këtë, do t’ju duhet të mendoni për raportimin e vdekjes tek autoritetet përkatëse, organizimin e funeralit, lëshimin e Dëshmisë së trashëgimisë, etj.
Përpara se të vini në bankë, ju duhet të kaloni në hapat e mëposhtëm:
- Deklaroni/njoftoni vdekjen në Zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkisë
- Pasi të keni marrë Certifikatën e Vdekjes, duhet t’a paraqisni atë pranë Zyrës së Noterisë, së bashku me të gjitha certifikatat e anëtarëve të tjerë të familjes së personit të ndjerë.
- Është detyrë e noterit që të bëjë të gjitha verifikimet e nevojshme në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin Civil dhe ligjin për “Noterinë”. Pasi të verifikojë vlefshmërinë e dokumentacionit dhe kushteve ligjore përkatëse, noteri lëshon Dëshminë e Trashëgimisë.
- Çdo anëtar i interesuar i familjes së personit të ndjerë, mund të ketë një kopje të noterizuar të Dëshmisë së Trashëgimisë.
- Dëshmia e Trashëgimisë është dokumenti që duhet t’i vihet në dispozicion Bankës, në mënyrë që ju të mund të tërhiqni pjesën tuaj takuese të pasurisë trashëgimore, nëse rezultoni në rrethin e trashëgimtarëve sipas Dëshmisë së Trashëgimisë.
Ju nuk mund të kërkoni informacion mbi llogaritë e të ndjerit pa u identifikuar në Bankë si trashëgimtar i ligjshëm.
Ju nuk mund të zotëroni fondet e të ndjerit pa u identifikuar në Bankë si trashëgimtar i ligjshëm.
Për të lexuar më shumë rreth Trashëgimisë, ju lutemi klikoni këtu.
Shënim: Ky material është përgatitur në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Në rast mospërputhjeje mes dy versioneve, versioni shqip prevalon.