
Blerja e shtepise eshte nje nga momentet me te rendesishme ne rrugetimin e gjithekujt. Ky vendim nuk ka te beje vetem me faktin se po beni nje nga investimet me te medha te jetes, por gjithashtu nese do t’i pershtatet nevojave tuaja personale te jetes aktuale, por edhe zgjerimit te familjes ne te ardhmen.
Nese nuk keni eksperience te meparshme ne aplikimin per kredi per shtepi, eshte e nevojshme te informoheni ne menyren e duhur. Banka OTP Albania sjell disa informacione te cilat mund te ndihmojne ne thjeshtimin e procesit te aplikimit.
Hapi i pare eshte gjetja e nje shtepie qe i pershtatet kerkesave dhe nevojave tuaja, e pajisuar me dokumentacion te rregullt. Ne rastin e blerjes se shtepise me financim nga banka, sigurisht nevojitet qe shitesi i prones te jete i gatshem per kete proces.
Me pas paraqituni ne degen me te afert ku do te familjarizoheni me procesin e kredimarrjes, normat e interesit dhe komisionet. Specialistet e marredhenies me klientin jane te gatshem te asistojne pergjate gjithe procesit te financimit duke ju informuar per gjithcka qe do te nevojitet
Nje faktor kyc ne aprovimin e kredise eshte deshmia e te ardhurave nga te gjitha burimet tuaja financiare si: te ardhurat nga paga, puna e dyte, qiraja, punesimi i pavarur etj. Ne menyre qe kredidhenesi te kryeje nje perllogaritje te te ardhurave dhe shpenzimeve, eshte e rendesishme te identifikohen detyrimet tuaja mujore. Kesisoj banka konkludon ne nje vendim real sa i perket shumes qe mund te perfitohet, kohezgjatjes se detyrimit dhe kestit mujor.
Gjithashtu cka merret ne konsiderate eshte edhe historiku i pagesave te kesteve te meparshme. Kjo pasi nje historik i mire pagesash i tregon kredidhenesit qe ju i paguani detyrimet kreditore ne kohe.
Cilet jane termat qe do te ndeshni pergjate aplikimit?
OTP Bank Albania ofron keshillim financiar nga nje staf i kualifikuar i cili ju ndihmon ne cdo faze te ketij rrugetimi duke ju kursyer kohe dhe mundim e duke e bere procesin e kredimarrjes sa me te thjeshte e te shpejte.
Per informacion me te detajuar lidhur me termat dhe kushtet e kredise per shtepi drejtohuni ketu.