PËLQIMI PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE – APLIKIM PËR PUNË
Unë, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (“Ligji”) dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me anë të kësaj deklarate jap pëlqimin tim të qartë dhe të shprehur që OTP Bank Albania sh.a. (“Banka”), me seli të regjistruar në Bulevardin “Bajram Curri”, Godina “Down Town”, kati 8, Tiranë, Shqipëri, të mbledhë, përpunojë dhe ruajë të dhënat e mia personale të përfshira në aplikimin tim për punë (si në Curriculum Vitae, letra motivuese, referencat dhe çdo dokument shtesë që unë paraqes) me qëllim rekrutimin dhe përzgjedhjen për pozicionin për të cilin po aplikoj.
Unë deklaroj se të gjitha informacionet e dhëna Bankës prej meje janë të sakta dhe të vërteta dhe unë e kuptoj dhe pajtohem që të dhënat e mia personale do të përpunohen në përputhje me Ligjin dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe, nëse është e aplikueshme, për ruajtjen e kandidaturave për mundësi të ardhshme, me kusht që të kem dhënë pëlqimin tim të qartë.
Unë pajtohem dhe i jap pëlqimin tim që Bankës, nëse është e zbatueshme, të transferojë të dhënat e mia te OTP Bank Plc., Hungari (kompania mëmë) për qëllimet e përcaktuara në këtë deklaratë dhe në Politikën e Privatësisë. OBA dhe OTP Bank Plc. garantojnë se janë marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për trajtimin e sigurt të të dhënave të mia, në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi.
Unë pajtohem dhe jap pëlqimin tim që, kur Banka të konsiderojë kontraktimin e palëve të treta për të kryer shërbime rekrutimi, të dhënat do të përpunohen nga këto kompani vetëm në funksion të qëllimit dhe marrëdhënies kontraktuale me Bankën dhe do t’i nënshtrohen masave të duhura mbrojtëse dhe marrëveshjeve/klauzolave të konfidencialitetit për përpunimin e të dhënave.
Unë pajtohem dhe jap pëlqimin tim që Banka, për qëllime rekrutimi, të më kontaktojë duke përdorur të gjitha format e komunikimit elektronik dhe telefonik si: SMS, email, telefon, faks, postë, kanale dixhitale, etj., në adresat dhe formularët e kontaktit të deklaruar prej meje.
Unë deklaroj se jam informuar për të drejtat e mia sipas Ligjit (e drejta për informim, e drejta për akses, e drejta për korrigjim dhe fshirje, e drejta për t’u harruar, e drejta për kufizimin e përpunimit, e drejta për transferueshmërinë e të dhënave, e drejta për të kundërshtuar, e drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike, e drejta për t’u ankuar, e drejta për kompensimin e dëmit) dhe se mund t’i ushtroj këto të drejta duke kontaktuar Bankën dhe se kam të drejtë të ankohem te Komisioneri.
Unë deklaroj se jam informuar se mund ta tërheq këtë pëlqim në çdo kohë. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer para tërheqjes. Kërkesa për tërheqje mund të bëhet duke kontaktuar Bankën.
Unë e lëshoj këtë deklaratë me vullnetin tim të lirë dhe me qëllim që Banka të përpunojë të dhënat personale për qëllime rekrutimi.
Unë deklaroj se jam informuar dhe pranoj përmbajtjen e Politikës së Privatësisë, të cilën mund ta gjeni këtu.
Unë jap pëlqimin tim që të dhënat e mia personale të ruhen deri në 1 (një) vit pas përfundimit të procesit të rekrutimit për t’u marrë në konsideratë në mundësitë e ardhshme të rekrutimit, përveç nëse kërkohet ligjërisht një periudhë më e gjatë ruajtjeje ose nëse unë pajtohem për këtë. Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.