Nëse je student ose sapo ke përfunduar studimet dhe dëshiron të fitosh eksperiencë në një mjedis profesional, Programi i Internship-it në OTP Bank Albania është mundësia ideale për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tua.
Me programin tonë të praktikës do të kesh mundësinë të hedhësh hapat e parë në sektorin financiar dhe të njohësh nga afër funksionimin e një institucioni bankar. Programi ofrohet në dy forma:
- Praktikë me pagesë, me kohëzgjatje deri në 6 muaj, për të cilën mund të aplikosh gjatë gjithë vitit.
- Praktikë verore, me kohëzgjatje deri në 3 muaj (qershor – shtator).
Gjatë praktikës do të punosh krah profesionistëve të fushës, do të përfshihesh në projekte reale dhe do të fitosh eksperiencë praktike në një mjedis modern, dinamik dhe bashkëpunues.
Çfarë do të fitosh?
🌱 Zhvillim profesional
- Përvojë praktike në një mjedis real pune.
- Trajnime, mentorim dhe mësim nga profesionistët e OTP Bank Albania.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi teknike (Technical Skills) dhe aftësi ndërpersonale (Soft Skills).
- Njohje me standardet dhe kulturën e OTP Group.
🤝 Një eksperiencë që të përgatit për të ardhmen
- Punë në ekip dhe bashkëpunim me profesionistë nga fusha të ndryshme.
- Pjesëmarrje në aktivitete sociale, team building dhe iniciativa të bankës.
- Mundësi për të krijuar kontakte profesionale dhe për të ndërtuar themelet e karrierës tënde.