POLITIKA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE
OTP Bank Albania (në vijim referuar OBA) si pjesë e OTP Bank Plc., si institucioni kryesor financiar, është e angazhuar të zhvillojë, funksionojë dhe zbatojë një sistem të tillë rregullator, ekzekutiv dhe kontrollues që siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e sekreteve bankare, te instrumenteve financiare si dhe të dhënat personale në përputhje me kriteret e përcaktuara në aktet ligjore përkatëse dhe interesat e tij themelore të biznesit.
Të dhënat personale të përpunuara nga OBA përfshijnë veçanërisht të dhënat e nevojshme për identifikimin dhe lidhjen me klientët, të dhënat e kërkuara për ofrimin e një shërbimi të caktuar dhe/ose të dhënat e krijuara dhe të përpunuara gjatë ofrimit të shërbimit të caktuar (përfshirë të dhënat në lidhje me mbledhjen e borxhit), të dhënat e komunikimit – të kryera në çdo kanal komunikimi – ndërmjet OBA-s dhe subjektit të të dhënave.
OTP Group është e angazhuar për mbrojtjen e duhur të të dhënave personale të përpunuara në përputhje me kërkesat e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).
Meqenëse Shqipëria nuk është vend i BE-së, GDPR nuk është ende i zbatueshëm në Shqipëri, por Banka ka detyrimin të implementojë dhe zbatojë kërkesat e ligjeve lokale për mbrojtjen e të dhënave dhe mbrojtjen e konsumatorit. OBA ka detyrimin të zbatojë kërkesat e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. i cili është në përputhje me Rregulloren e BE-së nr. 679/2016, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, datë 27 Prill 2016 dhe Direktivën e BE-së nr. 680/2016, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, datë 27 Prill 2016.
Gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe transferimit të tyre tek palët e treta, OBA respekton të drejtat themelore dhe siguron plotësisht parimet e mbrojtjes së të dhënave gjatë gjithë kohës. Prandaj, siguron
OBA si kontrollues i të dhënave u kërkon palëve të treta (kontrollues të përbashkët, përpunues të dhënash, kontrollues të pavarur) me të cilët ndahen të dhënat, që të jenë në përputhje me parimet e përcaktuara në legjislacion dhe kërkesat mbikëqyrëse.
Rregullat e detajuara të përpunimit të të dhënave përmbahen në rregulloren përkatëse të OBA, që kanë të bëjnë me shërbime të caktuara biznesi (përfshirë shërbimet ndihmëse të biznesit) dhe shërbimet e investimeve (përfshirë shërbimet ndihmëse të investimit) të divizioneve të biznesit, si dhe broshurat e informacionit përkatës mbi të dhënat përpunimi në fuqi në çdo kohë.
Këto dokumente përmbajnë detaje për sa vijon:
OBA si pjesë e grupit OTP që merret me përpunimit të të dhënave, fakte dhe informacioneve që janë të dhëna personale, sekrete bankare, instrumente financiare dhe fondesh, të cilat ato i marrin, duke siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje.
Subjektet e të dhënave mund të kërkojnë informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe mund të paraqesin kërkesat dhe ankesat e tyre si dhe në detajet e mëposhtme të kontaktit:
Bulevardi “Bajram Curri” Godina Down Town , Kati 8, Tirana, Albania.
Adrese e-mail: ankesa@otpbank.al
Numer telefoni: 08004848 / +355 68 (69) 40 12 121
Kërkesat për sinjalizim mund të dorëzohen në detajet e mëposhtme të kontaktit:
Adrese e-mail: whistleblowing@otpbank.al
Dërgoni një letër zyrtare në adresën e mëposhtme Banka OTP Albania sh.a,
Bulevardi “Bajram Curri” Godina Down Town, Kati 8Tirana, Albania
Më tej, subjekti i të dhënave mund të paraqesë një ankesë edhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (https://www.idp.al/ankohu/; Adresa postare: Rr. Abdi Toptani, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tirana.; Numer: +35542237200; Fax: +35542233977; E-mail: info@idp.al).