OTP Bank

Politika PPP-KFT

Politika kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit të OTP Bank Albania

(Politikë në përputhje me dispozitat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit)

Hyrje

OTP Bank Albania (në vijim “Banka”) si anëtare e Grupit OTP (në vijim “Grupi Bankar”) dhe si filial i OTP Bank PLC (në vijim “Banka mëmë”) angazhohen të respektojnë dispozitat lokale dhe ndërkombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (në vijim PPP/FT”) dhe të marrë parasysh rekomandimet dhe udhëzimet e nxjerra në këtë drejtim.

Për të përmbushur kërkesat e PPP/FT, Banka zhvillon politika të brendshme dhe vendos procese, procedura dhe kontrolle efektive të integruara në procese.

Banka aplikon një qasje të bazuar në risk për aktivitetet e saj PPP/FT, duke trajtuar me përparësi risqet më të larta të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit (PP/FT).

Politika dhe procedurat e Grupit

Banka mëmë përcakton kërkesat, procedurat dhe rendin e punës që do të zbatohen në nivel Grupi në lidhje me aktivitetet PPP/FT. Banka mëmë ka një mekanizëm kontrolli për anëtarët e Grupit Bankar, mbi monitorimin e implementimit efikas të pritshmërive në të gjithë Grupin.

Vlerësimi i riskut të brendshëm

 

Për të identifikuar, analizuar, vlerësuar dhe menaxhuar risqet e PP/FT, Grupi Bankar përgatit një vlerësim vjetor të riskut, rezultatet e të cilit rishikohen rregullisht. Banka mëmë përcakton dhe zbaton masat e menaxhimit të riskut, për të adresuar rreziqet e mbetura të cilat janë identifikuar në vlerësimin e riskut në të gjithë Grupin.

Vigjilenca e duhur ndaj klientit

Grupi Bankar i klasifikon klientët e saj në kategori risku dhe zbaton nivele të ndryshme të masave të vigjilencës së duhur ndaj klientit, në varësi të nivelit të riskut. Vigjilenca e duhur ndaj klientit përfshin identifikimin, verifikimin dhe regjistrimin e detajeve të klientëve, personave të lidhur me ta dhe pronarëve përfitues. Grupi Bankar gjithashtu merr masa për të mbajtur të përditësuar informacionin e klientit. Grupi Bankar monitoron marrëdhëniet e biznesit me klientët e saj në mënyrë të vazhdueshme dhe kryen vigjilencë dinamike ndaj klientit në rast të ndryshimeve në vlerësimin e riskut të klientit.

Grupi Bankar, sipas gjykimit të saj, do të refuzojë të hyjë në një marrëdhënie biznesi ose të kryejë ndonjë transaksion nëse dyshohet për pastrim parash ose financim terrorizmi, veçanërisht nëse klienti nuk di ose nuk jep informacion të kënaqshëm për historikun e transaksionit të dyshuar.

Grupi Bankar zbaton parimin “Njih klientin tënd” (NJKT) në procesin e vigjilencës së duhur ndaj klientit për të zhvilluar një profil klienti.

Shqyrtimi i transaksioneve

 

Grupi Bankar përdor një sistem kontrolli të automatizuar dhe manual për të kontrolluar transaksionet që nuk përshtaten me profilin e klientit dhe që dyshohen për pastrim parash ose financim terrorizmi. Vëmendje e veçantë i kushtohet të gjitha transaksioneve dhe operacioneve financiare komplekse, të pazakonta, pa qëllim ekonomik ose ligjor.

Grupi Bankar përmbush detyrimet e saj ligjore të raportimit.

Trajnimi

Grupi Bankar kryen trajnime të detyrueshme të rregullta (të paktën vjetore) për të rritur ndërgjegjësimin e punonjësve të saj për PPP/FT. Ajo shqyrton rregullisht materialet edukative.

 

Bashkëpunimi me autoritetet

Grupi Bankar bashkëpunon plotësisht me autoritetet kombëtare mbikëqyrëse dhe investigative dhe njësitë vendore të inteligjencës financiare, duke ofruar informacionin e kërkuar në kohën e duhur. Ajo përmbush detyrimet e saj për raportimin dhe sigurimin e të dhënave në përputhje me kërkesat përkatëse.