Ne jemi këtu…për Gjirin e Krorëzës, Lukovë, me këtë vend të rrallë në mendje, një pjesë e stafit të Bankës OTP Albania vendosi që këtë fundjavë t’ia dedikojë këtij gjiri të mrekullueshëm.
Ky aktivitet është një ndër të shumtët që do të organizohen vullnetarisht nga stafi i bankës në kuadër të Përgjegjësisë Sociale për vitin 2019. Qëllimi i udhëtimit ishte vendosja e sinjalistikës në drejtim të gjirit. Terreni për në destinacion ishte i vështirë, por kjo nuk na pengoi për t’i shkuar deri në fund dhe për të realizuar objektivin që i kishim vënë vetes.
Pak njerëz e njohin shtegun që të çon në plazh dhe vendosja e sinjalistikës do të jetë një ndihmesë në të ardhmen për të gjithë ata që duan ta vizitojnë. Gjithashtu, kjo do t’i shërbejë zhvillimit të turizimit në këtë zonë.
Megjithatë, kjo nuk ishte arsyeja e vetme pse u zhvillua ky aktivitet. Ndërveprimi me njëri-tjetrin dhe sinergjia që u krijua mes pjesëtarëve të grupit si dhe njohjet e reja ishin një tjetër arsye e fortë për të cilat ia vlejti gjithçka.
Deti, mali dhe ushqimi bio ishin një kombinim shumë i mirë që na dhanë energjinë për ta kryer me sukses këtë aktivitet.