Paketa e Pensionit ofrohet FALAS dhe pa afat (për të gjithë Pensionistët që marrin pensionin në bankën tonë)

Përmbajtja e paketës:
- Llogari Rrjedhëse në Lekë
- Karte debiti Mastercard
- Depozitë Elastike (opsionale me kërkesën e klientit)
- Online Banking (opsionale me kërkesën e klientit)
- Klientëve nuk ju aplikohet komision mujor për paketën, me kushtin që të marrin pensionin nga ISSH në bankën tonë.

Përfitimet
Duke u pajisur me paketën e Pensionit, ju do të përfitoni:
- Aksesim 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës i Llogarisë Rrjedhëse nëpërmjet Kartës së Debitit.
- Tërheqje nëpërmjet Kartës së Debitit pa komision në çdo ATM të OTP Bank.
- Pagesë pa komision në çdo POS brënda vendit.
- Mundësi e aksesimit të llogarisë nga të gjtha ATM dhe POS jo vetëm brënda, por edhe jashtë vendit.
- Blerje në internet nëpërmjet Kartës së Debitit duke shfrytëzuar fondet në llogarinë rrjedhëse.
- Mundësi kursimi në baza të rregullta mujore duke kaluar fondet nga Llogaria Rrjedhëse në Depozitën Elastike.

Dokumentat që kërkohen për çeljen e paketës janë si më poshtë:
- Pasaportë ose Kartë Identiteti.