OTP Bank

Depozita Optimal

Kursimet e tua mund të të sjellin përfitime të vazhdueshme pa kompromis në fleksibilitet. Depozita Optimal të ofron mundësinë të përfitosh interes të rregullt mujor, ndërsa ruan sigurinë e kapitalit të investuar dhe të jep kontroll më të madh mbi fondet e tua. Një zgjidhje praktike për të menaxhuar kursimet dhe për të krijuar të ardhura periodike gjatë gjithë vitit.

Pse të zgjedhësh këtë depozitë?

Nëse dëshiron që kursimet e tua të gjenerojnë të ardhura të rregullta, Depozita Optimal është zgjedhja e duhur. Fleksibiliteti i kësaj depozite të lejon të përfitosh nga kapitali i investuar dhe interesat e akumuluara sipas kushteve të depozitës. Një zgjidhje ideale nëse vlerëson likuiditetin, komoditetin dhe sigurinë e kursimeve të tua.

Çfarë duhet të dish?

  • Afati i depozitës është 1 vit.
  • Interesi kreditohet çdo muaj në llogarinë tënde.
  • Auto-rinovimi është i mundur në maturim.
  • Lejohen vetëm tërheqje të plota të fondeve.
  • Depozita mund të mbahet nga një ose disa persona.

Monedha

Shuma e depozituar

Norma e interesit

LEK

Deri në 5,000,000

0.35%

5,000,001 – 10,000,000

0.4%

Mbi 10,000,000

0.45%

EUR

Mbi 500

0.1%

USD

Deri në 1,000,000

0.2%

Mbi 1,000,000

0.25%

Çfarë të nevojitet?

Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme.

Kushtet e depozitës:

  • Shuma minimale për hapjen e depozitës është 50,000 Lek ose 500 Euro.
  • Depozita ofrohet për klientët ekzistues dhe klientët e rinj.
  • Depozita mund të financohet vetëm në momentin e hapjes; nuk lejohen shtesa të tjera monetare gjatë afatit të saj.
  • Nga depozita nuk mund të bësh tërheqje pjesore. Nëse dëshiron të tërheqësh një pjesë të fondeve, atëherë duhet të bëhet mbyllja totale e depozitës.

*Depozitat e klientëve individë në OTPBank sigurohen derinë shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al

 

Na kontakto për më shumë!

Dokumentat që kërkohen për çeljen e një depozitë Optimal:

  • Mjet identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti apo pasaportë)

 

Depozitat e klientëve individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.