Karta e kreditit Visa është një kartë krediti që mund ta përdorni për të paguar produkte dhe shërbime si dhe për të tërhequr para brenda dhe jashtë vendit deri në kufirin e lejuar, kundrejt pagesës minimale mujore.
Klientela e synuar
Visa Card është e vlefshme për të gjithë klientët që marrin rrogë në Shqipëri.
Për plotësimin e nevojave të qytetarëve, OTP Bank Albania lejon që të aplikojnë për këtë kartë edhe ata që nuk janë klientë të rregullt të Bankës, si dhe personat me kontratë pune me afat të caktuar që janë në gjendje të japin kolateral.
Ju mund të aplikoni për një kartë nëse nuk jeni i punësuar, por mund të siguroni një depozitë personale si kolateral.
Përfitimet
Zgjedhja e monedhës (Lekë/Euro)
Përdoret brenda dhe jashtë vendit
Periudha e faljes 15 - 45 ditë për komisionet për vonesa në shlyerjen e borxhit
0% komision për blerjet në POS dhe internet
Siguri maksimale falë teknologjisë Chip & PIN
Pagesa minimale vetëm 5% e shumës së përdorur
Dokumentacioni
Për të aplikuar, mjafton të paraqisni në një nga degët tona me dokumentet e mëposhtme:
Aplikoni në një nga degët tona
Kartë identiteti ose pasaportë;
Lëvizjet e llogarisë së të ardhurave për të paktën 12 muajt e fundit;
Vërtetim page (opsionale)
Më shumë avantazhe të kartës së kreditit
Kryeni pagesa kudo në botë, në çdo njësi POS që mban logon VISA.
Kufiri i mjaftueshëm i kartës për të mbuluar shpenzimet sipas nevojave tuaja.
Interes dhe komisione shumë konkurruese.
Opsione të shumta për të shlyer detyrimin: Cash, transferta bankare ose shërbimi Online Banking.
Tërheqje cash në çdo ATM të OTP Bank dhe ATM të bankave të tjera me logon VISA, brenda dhe jashtë vendit 24/7.
Njoftim SMS në ditën e parë të çdo muaji për detajet e faturës, për shumën e papaguar si dhe për shumën minimale të detyrueshme.
Shërbimi pa kontakt: duke iu afruar kartës në terminalin POS, ju mund të paguani për çdo produkt/shërbim që dëshironi.
Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë.
Siguria Online
Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, ndaj duhet të jemi vigjilentë në përdorimin e tyre për blerje online.
Për këtë arsye, OTP Bank Albania ka përgatitur një udhëzues me pikat kryesore që duhet të keni parasysh kur bëni blerje me kartë online.