Leasing
Mbështesim zgjedhjet tuaja
Leasing është mënyrë moderne financimi që ju mundëson të përdorni një automjet, makineri apo pasuri tjetër pa e blerë menjëherë. OTP Bank, përmes OTPLease Albania, blen pasurinë që ju dëshironi dhe jua jep në përdorim për një periudhë të caktuar kohe, në këmbim të një tarife mujore fikse. Ju përfitoni përdorimin e pasurisë menjëherë, pa pasur nevojë për një investim të madh fillestar.
Leasing-u Financiar është një zgjidhje që ju lejon të përdorni një pasuri – si automjet ose makineri – duke paguar këste mujore të strukturuara. Në përfundim të kontratës, ju keni mundësinë ta blini pasurinë me një shumë simbolike ose të caktuar më parë. Kjo formë leasing-u është ideale për individë dhe biznese që duan të bëhen pronarë të pasurisë, ndërkohë që ruajnë likuiditetin dhe planifikimin financiar.
*Kujdes! Marrja e një kredie ka kosto!
| LEASING | NORMA E INTERESIT | KOSTO ADMINISTRIMI | Norma Efektive e Interesit | ||
| ALL | EUR | LEK | EUR | ||
| Individë | B.TH 12M + 5%, min 7% | Euribor 12M + 6%, min 6% | 1.50% | Deri në 9.65% | Deri në 9.9% |
| Biznese te mesme dhe te vogla SME | B.TH 12M + 5%, min 7% | Euribor 12M + 5.5%, min 6% | 1.50% | Deri në 9.65% | Deri në 9.9% |
Parapagim : Minimumi 20% i vlerës totale së asetit të financuar;
Ne rast se shlyerja e parakohshme ndodh kur Qiramarresit i aplikohet norme interesi fikse, ai do t’i paguaje Bankes nje komision per shlyerje te parakohshme mbi shumen e parapaguar ne masen prej:
1 % (nje perqind) te shumes se qirase financiare te paguar para afatit nese periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit te qirase financiare eshte mbi 1 vit.
0.5 % (zero pike pese perqind) te shumes se qirase financiare te paguar para afatit nese periudha midis shlyerjes para afatit dhe maturimit te qirase financiare eshte me e vogel se 1 vit.
Ne rast se shlyerja e parakohshme ndodh kur Qiramarresit i aplikohet norme interesi e ndryshueshme,shlyerja do të kryhet pa komisione shtesë.
3% mbi shumën e mbetur nëse fondet për shlyerje janë nga fondet e vetë klientit;
5% mbi shumën e mbetur nesë fondet për shlyerje janë nga banka të tjera.
Afati i financimit: 1 deri në 5 vjet
Penalitete: Në rast vonese në pagesë, aplikohet një penalitet prej 20% mbi normën e interesit të kontratës për çdo ditë vonesë, të llogaritur mbi totalin e shumave të papaguara në vonesë.
Përveç kushteve standarde të financimit, klienti duhet të marrë parasysh edhe disa shpenzime të tjera që lidhen me procesin e leasing-ut. Këto përfshijnë shpenzimet noteriale, si dhe shpenzimet e siguracionit të asetit (automjet ose makineri) që do të blihet përmes leasing-ut. Këto janë detyrime të domosdoshme për finalizimin e marrëveshjes dhe garantojnë sigurinë ligjore dhe financiare të procesit.