Karta e Kreditit Visa Platinum është projektuar për të përmirësuar më tej stilin tuaj të jetesës. Me këtë kartë prestigjoze ju do të mund të aksesoni një gamë të avantazheve që shkojnë përtej të zakonshmes duke ju dhënë mundësinë për të jetuar jetën në maksimum.
Përfituesit e Visa Platinum
Visa Platinum është e vlefshme për klientë dhe jo klientë të OTP Bank Albania, të cilët janë të punësuar në Shqipëri, si dhe personat me kontratë pune me afat të caktuar që janë në gjendje të japin kolateral. Ju mund të aplikoni për kartë edhe nëse nuk jeni i punësuar, por keni mundësi të siguroni një depozitë personale si kolateral.
Përfitimet
Ofrohet në 2 monedha: Lek dhe Euro
0% komision për blerje online & POS brenda dhe jashtë vendit dhe në çdo bankë kombëtare apo ndërkombëtare.
Transaksione contactless në POS pa nevojën e vendosjes së kodit PIN.
Përfitimet në udhëtim
Aksesi në lounges në aeroporte – 10 hyrje falas në vit në mbi 1200 lounge në mbarë botën
Kompensim për bagazhin, vonesat e fluturimit dhe mbrojtjen e blerjeve
Visa Concierge – Shërbim concierge i disponueshëm përmes Chatbot (Viber, Telegram), telefonit, emailit
Visa Airport Companion - Programi Visa Airport Companion është një aplikacion që ofron akses të shpejtë në lounge për të gjithë mbajtësit e kartave Visa. Në vetëm pak minuta mund të regjistroheni në aplikacion dhe të aksesoni menjëherë përfitimet tuaja. Visa Airport Companion
Fast Track Ndërkombëtar – 2 kalime të shpejta falas në vit
Fast Track Lokal në Aeroportin e Shkupit – 10 kalime të shpejta falas në vit
Roaming – QR kod për eSIM me 3GB internet roaming
Oferta globale (makina me qira, hotele) – Oferta partneriteti global për karta premium
Shërbim ekskluziv në hotelet Visa Luxury Collection
Ulje deri në 35% për automjetet me qira të AVIS
Përfito 15 % CashBack (kthimi i parave) për automjetet me qira të SIXT
Zbritje deri në 12% për rezervimet e hoteleve në Agoda.com dhe deri në 6% për Booking.com
Paketë ekskluzive për udhëtimet me” Air Serbia”
Pije falas në aeroportin “Nikola Tesla”
Shërbimi Chat Bot në aplikacionet Telegram dhe Viber
Shërbime në udhëtim
Asistencë Globale për Klientin (GCAS)
Bllokim urgjent i kartave të humbura/vjedhura 24/7
Zëvëndësim urgjent kartë 24h
Tërheqje urgjente e parave cash në 27’000 vende të botës
Shërbim klienti 24/7
Asistencë mjekësore
Telefono mjekun
Informacion rreth vaksinimit në vendin e qëndrimit
Informacion rreth qendrave mjekësore në vendin pritës
Konsulencë mjekesore
*Nëse është e nevojshme, Mbështetja Mjekësore dhe ajo në Udhëtim do t'i ofrohet kartëmbajtësit dhe familjes së tij gjatë një udhëtimi jashtë vendit të qëndrimit të përhershëm deri në 90 ditë.
Shërbimet e Sigurisë
Kur paguani plotësisht për një artikull/produkt me kartën tuaj Visa Platinum, do të përfitoni mbrojtje kundër vjedhjes ose dëmtimeve aksidentale të artikullit të blerë, brenda 90 ditëve nga data e blerjes. Kjo mbrojtje do t'ju rimbursojë shpenzimet e bëra për riparimin e artikullit ose do t'ju kompensojë për vlerën e artikullit të blerë me kartën tuaj Visa Platinum deri në shumën maksimale të sigurimit që zbatohet për këtë kartë nga Visa. Mbrojtja e blerjes vlen për artikujt e blerë brenda ose jashtë vendit. Rimbursimi/Mbulimi është subjekt i Termave dhe Kushteve të Visa, të cilat gjenden në faqen zyrtare të Visa.
Kur fluturimi ose bagazhi është vonuar për më shumë se 4 orë bëhet kompensimi sipas Kushteve të Punës së Visa Platinum.
Dokumentacioni
Për të aplikuar për kartën e kreditit Visa Platinum, mjafton të paraqisni në një nga degët tona dokumentet e mëposhtme:
Mjet identifikimi i vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë;
Lëvizjet e llogarisë së të ardhurave për të paktën 12 muajt e fundit;
Vërtetim page (opsionale)
Avantazhe
Jetëgjatësia e kartës është 5 vjet
Opsione të shumta për të shlyer detyrimin: Cash, transferta bankare ose nëpëmjet aplikacionit Online Banking.
Tërheqje cash në çdo ATM të OTP Bank Albania dhe ATM të bankave të tjera me logon VISA, brenda dhe jashtë vendit 24/7.
Njoftim SMS në ditën e parë të çdo muaji për detajet e faturës, për shumën e papaguar si dhe për shumën minimale të detyrueshme.
Tërheqje cash në çdo ATM të OTP Bank dhe ATM të bankave të tjera me logon VISA, brenda dhe jashtë vendit 24/7.
Njoftim SMS në ditën e parë të çdo muaji për detajet e faturës, për shumën e papaguar si dhe për shumën minimale të detyrueshme.
Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë.
Siguria Online
Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, ndaj duhet të jemi vigjilentë në përdorimin e tyre për blerje online.
Për këtë arsye, OTP Bank Albania ka përgatitur një udhëzues me pikat kryesore që duhet të keni parasysh kur bëni blerje me kartë online.