OTP Bank

Kredia Konsumatore

Zgjidh një kredi që të ofron stabilitet në pagesa dhe fleksibilitet në menaxhimin e nevojave të tua.

Kredia Konsumatore me normë interesi fikse 8% për 3 vitet e para, të jep mundësinë të financosh planet dhe nevojat e tua personale me një proces më të thjeshtuar, miratim më të shpejtë dhe më pak dokumentacion.

Document Icon

Kushtet e kredisë:

  • Normë interesi fikse 8% për 3 vitet e para, më pas:

    - Bono Thesari 2.48% + 8% (Min 9%)
  • Normë Efektive Interesi (NEI):

    - 10.4% për klientët pagamarrës në OTP Bank

    - 10.52% për klientët pagamarrës në banka të tjera

    Shënim: NEI i mësipërm është orientues dhe informues për klientin. Përllogaritja e tij bazohet në shumën maksimale dhe afatin më të gjatë të disponueshëm për këtë produkt.
  • Komision disbursimi:

    - 2% për klientët pagamarrës në OTP Bank

    - 2.5% për klientët pagamarrës në banka të tjera
  • Komision i mirëmbajtjes së llogarisë: 150 Lekë në muaj
  • Afat i kredisë: nga 12 muaj deri në 120 muaj
Shembull ilustrues (Llogaritur me NEI & afat maksimal)
Shuma e Financuar 3,000,000 Lekë
Norma e Interesit (Fikse për 3 vitet e para) 8%
*BTH 1 Vjeçar 2.48%
BTH 1 Vjeçar + Spread (periudha variable) 2.48% + 8%
Afati (muaj) 120
Kësti Mujor (3 vitet e para) 36,398.28 Lek
Normë Efektive Interesi 10.52%
Kësti Mujor (Periudha e mbetur) 39,350.16 Lek
Total Interes 1,615,751.74 ALL
Shuma totale për t'u paguar 4,615,751.74 ALL

*Bonot e thesarit janë subjekt ndryshimi, ky shembull ilustrues është përllogaritur sipas publikimit të datës 27.04.2026 në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Document Icon

Kush mund të përfitojë:

  • individë pagamarrës në OTP.
  • klientë individë pagamarrës në banka të tjera.

Document Icon

Karakteristikat e produktit:

  • Ofrohet vetëm në monedhën LEK
  • Proces aplikimi i thjeshtuar me dokumentacion të reduktuar
  • Miratim dhe disbursim më i shpejtë
  • Nuk kërkohet bashkëhuamarrës për të gjitha limitet e financimit

Document Icon

Komisione apo tarifa të pa përfshira në koston totale:

  • Çdo tarifë apo shpenzim tjetër i aplikueshëm sipas kushteve në fuqi të bankës.

Document Icon

Dokumente

  • Dokument identifikimi
  • Dokumentacion financiar që vërteton të ardhurat e klientit
  • Dokumente të tjera sipas kërkesës së bankës, në varësi të profilit të aplikantit

Document Icon

Penalitete ose Shlyerje të Parakohshme:

  • Penalitete: Në rast vonese të pagesave, aplikohet një penalitet prej +20% mbi normën e interesit të kredisë, i llogaritur mbi shumën e papaguar, nga data kur pagesa duhej kryer deri në datën e shlyerjes. Nëse ky interes nuk paguhet, ai do të trajtohet si shumë e papaguar.
  • Shlyerje e Parakohshme: Banka pranon pagesa të pjesshme apo shlyerje totale përpara maturimit të kredisë. Në rast shlyerjeje të parakohshme klienti do t'i paguajë Bankës një komision prej 1% mbi shumën e parapaguar nëse periudha midis datës së pagesës së parakohshme dhe datës së maturimit të kredisë është mbi 1 vit, dhe 0.5% nëse është nën 1 vit. Ky komision do të aplikohet vetëm gjatë periudhës që interesi është fiks.

Këtu mund të shkarkoni Informacionin parakontraktor për kredinë konsumatore.

*Kujdes! Marrja e një kredie ka kosto!


Kliko monedhën që dëshiron:

Lek Euro

Kësti Mujor - periudha e parë
-
Kësti Mujor - periudha e mbetur
-
Shuma e kredisë
-
Shuma për t'u paguar
-
Afati
-
Norma fikse e interesit - periudha e parë
%
Norma variabël e interesit - periudha e mbetur
%

Apliko tani duke ndjekur hapat më poshtë: