OTP Bank

Llogaria e Pagesave me Shërbimet Bazike

Çfarë është Llogaria e Pagesave me Shërbimet Bazike?

Bazuar në Ligjin nr. 100/2023, “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbimet bazike”, garantohet e drejta për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për individët rezidentë në Shqipëri, si një mjet i domosdoshëm për të marrë një grup shërbimesh bankare bazike, të cilat mund t’i përdorin për qëllime personale.

Llogaria e pagesave me shërbime bazike iu ofrohet të gjithë konsumatorëve brenda Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, apo historikut të aftësisë paguese që kanë.

 

Si mund të hapni një Llogari të Pagesave me Shërbimet Bazike?

Në të gjitha degët e OTP Bank Albania, duke paraqitur një dokument identifikimi të vlefshëm (ID apo pasaportë).

 

Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazike ofron:

  • Llogaria e pagesave të shërbimeve bazike – vetëm në monedhën Lek
  • Depozitim dhe Tërheqje Cash në ATM dhe në çdo degët të bankës
  • Llogaria lidhet me një Kartë Debiti
  • Pagesa faturash në arkë ose nga llogaria
  • Transaksione me kartë brenda territorit te Shqipërisë, POS & Online
  • Transferta në nisje dhe në mbërritje brenda territorit të Shqipërisë
  • Debitime direkte
  • Pagesa periodike
  • Veprime bankare në kanalet online

 

Kushtet e përgjithshme për klientët me Llogari të Pagesës me Shërbime Bazike janë:

  • Për të aplikuar për këtë llogari, ju nuk duhet të keni asnjë llogari tjetër pagese me shërbime bazike në bankat tjera.
  • Banka do të aplikojë tarifa standarde për të gjitha shërbimet që nuk parashikohen në Ligjin 100/2023 Për Llogaritë e Pagesave me Shërbimet Bazike.
  • Llogaria e Pagesës me Shërbimet Bazike nuk ofrohet në monedhë të huaj
  • Llogaria e Pagesës me Shërbimet Bazike nuk lidhet me asnje produkt kredie, OVD, Kartë Krediti dhe Kredi.
  • Nqs klienti ka një llogari ekzistuese rrjedhëse standarte, do të mbyllë këtë llogari për të hapur një llogari pagesash më shërbime bazike, me kërkesë specifike të klientit.

 

Banka rezervon të drejtën të mbyllë llogarinë e klientit, në rast se:

  • Konsumatori ka përdorur llogarinë e pagesave për qëllime të paligjshme;
  • Nuk ka patur asnjë transaksion në llogarinë e pagesave për më shumë se 24 muaj rresht;
  • Klienti ka paraqitur informacion të pasaktë për të hapur llogarinë e pagesave me shërbime bazike
  • Konsumatori nuk gëzon më cilësinë e rezidentit në Republikën e Shqipërisë;
  • Klienti ka hapur një llogari të dytë pagesash në Republikën e Shqipërisë, e cila i lejon atij të përdorë shërbimet bazike qe i ofrohen njëkohësisht edhe sipas kësaj kontrate.