Depozita 18 Mujore
Për këdo që s’do të presë
Po kërkon një mënyrë të sigurt për të rritur kursimet e tua? Depozita 18-Mujore me Interes të Përshkallëzuar është zgjedhja ideale për ty sepse përfiton norma interesi që rriten gradualisht gjatë afatit të depozitës.


Kjo depozitë të jep mundësinë të përfitosh më shumë nga kursimet e tua me kalimin e kohës. Interesi rritet çdo 6 muaj, kështu që sa më gjatë të qëndrojnë paratë e tua në depozitë, aq më i lartë bëhet përfitimi. Afati 18-mujor është një zgjedhje e mirë kur do të kursesh për një qëllim të afërt, duke përfituar njëkohësisht nga interesat në rritje.


| LEK | 6 mujori i parë | 6 mujori i dytë | 6 mujori i tretë |
|---|---|---|---|
| Deri në 5,000,000 Lekë | 0.70% | 1.50% | 6.00% |
| Mbi 5,000,000 Lekë | 0.80% | 1.70% | 6.50% |
| EUR | 6 mujori i parë | 6 mujori i dytë | 6 mujori i tretë |
|---|---|---|---|
| Deri në 50,000 | 0.35% | 0.55% | 2.70% |
| Mbi 50,000 | 0.55% | 0.75% | 3.00% |
* Interesat e fituara nga depozita janë subjekt i tatimit në burim, sipas legjislacionit në fuqi.



*Depozitat e klientëve individë në OTP Bank Albania sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në përputhje me ligjin nr. 53/2014 «Për sigurimin e depozitave» – http://asd.gov.al