Po kërkon një mënyrë të sigurt për të rritur kursimet e tua? Depozita 24-Mujore me Interes të Përshkallëzuar të ofron një avantazh unik: norma e interesit rritet gradualisht gjatë afatit të depozitës, duke të shpërblyer më shumë sa më gjatë ta mbash depozitën tënde.


Sa më gjatë të kursesh, aq më shumë fiton. Ndryshe nga depozitat tradicionale me normë fikse, kjo depozitë të shpërblen për besimin dhe angazhimin afatgjatë. Depozita ka një afat prej 24 muajsh dhe ndahet në katër periudha 6-mujore. Në çdo periudhë, norma e interesit rritet, duke të lejuar të përfitosh interesa më të larta me kalimin e kohës.


| LEK | 6 mujori i parë | 6 mujori i dytë | 6 mujori i tretë | 6 mujori i katërt |
|---|---|---|---|---|
| Deri në 5,000,000 Lekë | 0.50% | 0.90% | 1.50% | 4.50% |
| Mbi 5,000,000 Lekë | 0.70% | 1.00% | 1.70% | 5.00% |
| EUR | 6 mujori i parë | 6 mujori i dytë | 6 mujori i tretë | 6 mujori i katërt |
|---|---|---|---|---|
| Deri në 50,000 Euro | 0.35% | 0.85% | 1.80% | 3.00% |
| Mbi 50,000 Euro | 0.55% | 1.00% | 2.20% | 3.50% |
* Interesat e fituara nga depozita janë subjekt i tatimit në burim, sipas legjislacionit në fuqi.



*Depozitat e klientëve individë në OTP Bank Albania sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në përputhje me ligjin nr. 53/2014 «Për sigurimin e depozitave» – http://asd.gov.al
Po kërkon një depozitë me afat më të shkurtër? Shiko Depozitën e përshkallëzuar 18-mujore duke klikuar këtu.