OTP Bank

New Generation

Ëndrrat e mëdha fillojnë me hapa të vegjël. Depozita New Generation të ndihmon të ndërtosh zakone të shëndetshme kursimi dhe të hedhësh themelet e para drejt pavarësisë financiare. Një zgjidhje e krijuar për të të mbështetur në realizimin e planeve dhe objektivave të tua të ardhshme.

Pse të zgjedhësh këtë depozitë?

Kursimi është një nga investimet më të vlefshme që mund të bësh për veten tënde. New Generation të ndihmon të ndërtosh fondin tënd gradualisht, duke të ofruar fleksibilitet dhe siguri në çdo hap të rrugëtimit tënd financiar.

Çfarë duhet të dish?

  • Depozita është e dedikuar për moshat 14 deri në 18 vjeç.
  • Depozita ofrohet vetëm në monedhën Lek.
  • Normë fikse interesi vjetor 1.5%.
  • Shuma minimale për hapjen e depozitës është 1,000 Lek.
  • Nuk aplikohet kufi maksimal për shumën e depozituar.
  • Afati i depozitës zgjat deri në mbushjen e moshës 18 vjeç.
  • Interesi kreditohet një herë në vit, në fund të vitit kalendarik.

Çfarë të nevojitet?

  • Kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme.
  • Prania e prindit ose përfaqësuesit ligjor sipas kushteve të produktit.

Kushtet e depozitës:

  • Mund të kryesh depozitime në çdo moment.
  • Depozitimet mund të kryhen nga prindi, përfaqësuesi ligjor ose nga ti në praninë e tyre.
  • Mund të kryesh tërheqje të pjesshme ose të plota të fondeve.
  • Tërheqja e plotë konsiderohet mbyllje e depozitës.
  • Nuk aplikohet interes debitor për këtë produkt.

*Depozitat e klientëve individë në OTPBank sigurohen derinë shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al

 

Na kontakto për më shumë!

Dokumentacioni i kërkuar

  • Për fëmijën: Pasaportë/ Kartë Identiteti/ Certifikatë personale e fëmijës
  • Për prindërit: Pasaportë ose Kartë Identiteti, Certifikatë familjare dhe dokumenti i noterizuar « Autorizim me shkrim » nga prindi tjetër nëse paraqitet vetëm njëri prind.
  • Për përfaqësuesin Ligjor: Pasaportë ose Kartë Identiteti dhe Vërtetim nga Gjykata e Rrethit për marrjen e kujdestarisë mbi fëmijën.

Depozitat e klientëve individë në OTP Bank sigurohen deri në shumën 2,500,000 Lekë (dymilionepesëqindmijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – http://asd.gov.al