OTP Bank

Ndërkombëtare

Transfertat Ndërkombëtare

Kryhen në të gjithë rrjetin e degëve të bankës si dhe nëpërmjet aplikacionit online.
Për transfertat në nisje jashtë Shqipërisë zbatohen dispozitat e rregullores “Për veprimtarinë valutore” të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.

Kanali që përdor banka për ekzekutimin e transfertave ndërkombëtare është platforma SWIFT.
Datë-valuta normale e aplikuar nga banka për ekzekutimin e këtyre tip transfertash është d+2.
Banka me kërkesë të klientit, kundrejt aplikimit të komisioneve shtesë sipas Kushteve të Punës në fuqi, mund të ekzekutojë transferta me datë-valutë urgjente: brenda dite ose me datë-valutë d+1.

• BIC/SWIFT Code i bankës: PUPPALTR
• Monedhat e pranuara nga banka: EUR, USD, GBP, CHF, CAD.

Detajet bankare të nevojshme për ekzekutimin e një transferte në nisje jashtë Shqipërisë:

• Emri dhe adresa e plotë të përfituesit;
• IBAN i llogarisë së përfituesit ose numri i llogarisë për ato vende ku nuk aplikohet IBAN;
• Emri dhe adresa e bankës së përfituesit;
• BIC/Swift code i bankës përfituese. Në mungesë te BIC/Swift Code janë të vlefshëm kode si: Routing Number, sort-code etj.
• Qëllimi i transfertës
• Përzgjedhja e komisioneve: OUR – Të gjitha komisionet do të paguhen nga klienti urdhërues, SH.A – Komisionet e bankës urdhëruese paguhen nga klienti urdherues ndërkohë që komisionet e aplikuara nga bankat e tjera paguhen nga klienti perfitues BEN – Të gjitha komisionet do të paguhen nga klienti perfitues