Startup Live Tirana zhvilloi për të shtatin vit rrjesht edicionin e radhës në ambjentet e Fondacionit Ivanaj. Ky aktivitet solli ide, projekt-ide në frymë e StartUp. Permbajtja mjaft e larmishme, provoi edhe nje here dinamizmin e të rinjve shqiptare dhe vullnetin e tyre per te qene sipermarres. Ky aktivitet u organizua në tre ditë të rëndësishme, shoqëruar me një axhendë mjaft interesante ku përfshiheshin lojëra me qëllim integrimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në sipërmarrje të reja. Ceremonia e mbylljes së këtij eventi, përfundoi me votimin e një jurie të përzgjedhur, të përbërë nga figura të suksesshme të jetës së biznesit, pjesë e së cilës ishte dhe Banka Societe Generale Albania. Aktiviteti shpërbleu 5 nga pjesëmarrësit me çmime dhe me vazhdimësi për zhvillimin më tej të ideve të propozuara.
