Ne përpiqemi për mirëqenien e mjedisit në të cilin operojmë dhe bëjmë biznes. Në Bankën OTP Albania, ne sigurohemi që fokusi ynë në biznesin e qëndrueshëm të prekë të gjitha fushat: sportin, natyrën dhe mjedisin, kulturën, punonjësit tanë dhe, bamirësinë, të gjithë ata që mund të arrijnë qëllimet e tyre përmes mbështetjes sonë.
Aktivitet i përgjegjshëm për Grupin OTP nënkupton një menaxhim të mirë, punësim të përgjegjshëm dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri. Objektivi i Banka OTP Albania është të ofrojë shërbime financiare të përgjegjshme, të drejta dhe të kërkuara nga klientët. Përveç kësaj, përgjegjësia jonë nënkupton edhe sjelljen etike ndaj palëve të interesuara dhe minimizimin e impaktit tonë mjedisor.
Qëllimi ynë është të integrojmë principet e aktivitetit të përgjegjshëm dhe të qendrueshëm bankar në të gjitha nivelet e veprimtarisë tonë.
Për të lexuar më shumë rreth strategjisë sonë përsa i përket përgjegjësisë sociale klikoni këtu.
Banka OTP Albania ka për qëllim të aplikojë praktika shembullore të përgjegjësisë sociale, të cilat janë në një linjë me pritshmëritë e investitorëve tanë dhe të shoqërisë.
Kjo strategji ka për qëllim të përforcojë praninë e vlerave të tilla si orientimi ndaj klientit, kapaciteti për inovacion dhe qasja e përqendruar tek njeriu brenda kulturës së kompanisë dhe gjithashtu, të përmirësojë imazhin e Bankës në sytë e aktorëve të jashtëm (konsumatorët, furnizuesit dhe shoqëria në përgjithësi). Aktorët socialë – vendimmarrësit dhe publiku i gjerë – presin nga aktorët e mëdhenj ekonomikë të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e çështjeve sociale dhe të kenë prioritete të qarta, dhe kjo qëndron për Banka OTP Albania, rëndësia ekonomike dhe sociale e të cilës është e pakontestueshme.
Banka OTP Albania, në kuadër të përgjegjësisë sociale, zhvillon një sërë aktivitetesh përgjatë vitit. Këto aktivitete dëshirojmë t’i ndajmë me ju. Më poshtë mund të ndiqni aktivitetet tona. Ne jemi këtu…bashkohuni me ne!