Bujaria ngroh zemrat e të gjithëve, veçanërisht atyre më në nevojë!
Këtë herë nën udhëheqjen e koleges tonë Anila dhe me kontributin e paçmueshëm të kolegëve arritëm të mbledhim një sasi të konsiderueshme donacionesh për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë dhe familjeve të tyre.
Në bashkëpunim me World Vision Albania, ne dhuruam ushqime, rroba të ngrohta për të gjitha moshat dhe lodra duke pasur si qëllim plotësimin e nevojave bazike dhe përmirësimin e mirëqenies së 11 familjeve, mes tyre 30 fëmijë në Bashkinë Kamëz.
Kjo iniciativë tregon angazhimin tonë për të bërë një ndryshim të prekshëm në ndihmë të familjeve në nevojë dhe për t’i bërë ata të ndihen më të mbështetur.
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë kolegët për solidaritetin e treguar në çdo nismë tonën!







