OTP Bank

Dhurimi i mjeteve shkollore

Falë bashkëpunimit me organizatën Word Vision Albania, grupi ynë i vullnetarëve u njoh me Melisën, një vajzë e re me talent dhe pasion për mësimin, por e cila për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së prindërve, nuk kishte mundësi të siguronte mjetet e nevojshme shkollore.

Me ndihmën e kolegëve tanë të çmuar të cilët udhëhoqën këtë nismë, Melisës iu shtua në banesën e saj një kënd i ri studimi duke përfshirë edhe një laptop.

Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për arsimimin dhe përmirësimin e jetës së saj të përditshme.

Jemi të përkushtuar për të ofruar mbështetjen tonë ndaj njerëzve në nevojë për të krijuar një të ardhme më të mirë për ta dhe për të ndriçuar sado pak jetën e tyre.

IMG 2227
IMG 2227
image-slider-with-thumbnail7.jpeg
image-slider-with-thumbnail7.jpeg
PlayPause
image-slider-with-thumbnail7.jpeg
image-slider-with-thumbnail7.jpeg
previous arrow
next arrow