Online Banking është rruga më e shpejtë për në bankë! Këtu ti mund të aksesosh llogaritë e tua në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt, nga çdo vend dhe çdo kohë.
Funksionalitetet e platformës së Online Banking janë si më poshtë:
Me Online Banking, ti ke akses të menjëhershëm në balancën dhe historikun e transaksioneve në çdo kohë. Ky shërbim të ofron kontroll të plotë mbi llogarinë tënde, duke të mundësuar të monitorsh çdo veprim financiar me detaje të plota dhe në kohë reale.
Mbaj gjithmonë nën kontroll financat tuaja duke shkarkuar pasqyrën e llogarisë bankare. Me vetëm disa klikime, mund të gjenerosh pasqyra për periudha të caktuara kohore, të cilat mund t’i përdorësh për menaxhim personal ose për qëllime të tjera.
Online Banking të lejon të kryesh transferta të sigurta dhe të shpejta brenda dhe jashtë vendit. Të ndihmon të dërgosh para tek llogaritë bankare të miqve, familjarëve ose partnerëve tuaj të biznesit në vetëm pak minuta, duke siguruar që fondet të arrijnë me saktësi dhe pa vonesa.
Pagesa e kartës së kreditit mund të kryhet në çdo kohë, kudo që të jesh. Kjo të ofron fleksibilitet për të menaxhuar sa më mirë detyrimet e tua financiare pa vonesa dhe me lehtësi maksimale.
Me Online Banking, pagesat e faturave tuaja utilitare bëhen më të lehta dhe më të shpejta. Pa patur nevojë të vizitosh degën, ti mund të paguash:
Kurse kohë dhe shmang gabimet në pagesa pasi të dhënat shfaqen automatikisht.
Shiko këtu të gjitha llogaritë e shërbimeve.
Të gjitha pagesat në favor të buxhetit mund t’i kryesh nga komoditeti i shtëpisë tënde, duke eliminuar nevojën për vizita fizike në institucione.
Në Qendrën e Komunikimit të Online Banking, aplikimi për një kartë debiti ose për një depozitë me afat është i thjeshtë dhe i shpejtë. Përzgjidh afatin dhe kushtet e depozitës që të përshtaten më mire ose apliko për kartën e debitit që të nevojitet. Pse jo, mund t’i kesh të dyja!
Gjen ATM-të dhe degët e bankës më të afërta në vetëm disa sekonda nëpërmjet hartës tonë, ku mund të kërkosh për çdo ATM-të dhe degë sipas vendndodhjes aktuale ose zonave të tjera të interesit. Kurse kohë dhe merr shërbimin që do në mënyrën më të mire të mundshme.
OTP Bank Albania do të dërgojë një SMS në numrin që ju keni regjistruar në sistemin e bankës, në të cilin do të merrni një adresë në Internet ku do të gjeni të gjithë udhëzimet për të aktivizuar llogarinë tuaj të Online Banking. Klikoni në linkun e mëposhtëm për të marrë udhëzimet e aktivizimit të platformës Online Banking. https://otpbank.al/sq/lpob2/