OTP Bank

lpob

I dashur klient,

Ju lutem për aktivizimin e aplikacionit të ri të mobile banking dhe shërbimit të Online Banking ndiqni hapat e mëposhtëm.

Aktivizimi i Mobile Banking

Hapi 1: Për të aktivizuar aplikacionin e ri të mobile banking ju fillimisht duhet ta shkarkoni atë duke klikuar në njërën prej ikonave më poshtë:

image001

Kliko këtu për të shkarkuar aplikacionin

image002

Kliko këtu për të shkarkuar aplikacionin

Hapi 2: Vendosni kodin e regjistrimit që keni marrë në e-mail dhe kodin 6 shifror të aktivizimit që keni marrë me SMS në aplikacionin që keni shkarkuar.

image003

image004

Hapi 3: Pasi të keni vendosur këto dy kode, ju duhet të përcaktoni një PIN te ri, i cili duhet të ketë gjashtë shifra dhe më pas ta konfirmoni atë.

image005image006

Hapi 4: Pasi të jetë konfirmuar PIN, ju mund të përdorni shenjën e gishtit ose identifikimin me anë të fytyrës për të hyrë më shpejt në shërbimin online banking.

image007image008

Hapi 5: Në mënyrë që të mund të riaktivizoni aplikacionin pa u paraqitur pranë bankës në rast ndryshimi të aparatit celular ose nëse keni harruar PIN, ju mund të konfiguroni 3 pyetje sigurie.

image009image010image011

Aksesimi i Online Banking

Pasi të keni përfunduar aktivizimin e mobile banking, ju mund të vijoni të përdorni shërbimin Online Banking.  Kjo platformë mund të aksesohet edhe nga kompjuteri personal duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Hapi 6: Klikoni ne link-un: https://ebanking.otpbank.al/crba_ebank/

image013

Hapi 7: Në fushën e parë shkruani emrin e përdoruesit, i cili është dërguar me e-mail.

image014

Hapi 8: Në fushën e dytë shkruani kodin OTP të cilin e gjeneroni nëpërmjet aplikacionit të ri në telefonin tuaj sipas hapave të mëposhtëm:

image015 image016 image017

Hapi 9: Pasi të keni futur kodin PIN, do të gjenerohet kodi një përdorimësh, i cili duhet të vendoset në fushën e dytë në faqen e online banking:

image018

Kjo është faqja e pare që do të shfaqet pasi të jeni futur në llogarinë tuaj të online banking:

image019