Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, në 5 shtator u ndërmorr një tjetër nismë nga Green Hearts për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Në bashkëpunim me World Vision Albania u shpërndanë pako ushqimore për 32 familje në Tiranë, falë bujarisë dhe kontributeve të vullnetarëve Green Hearts.
Vullnetarët tanë u angazhuan në çdo hap të kësaj nisme, nga paketimi i secilës pako me kujdes e përkushtim, deri te sigurimi që çdo pako të ishte e përgatitur për shpërndarje. Aktivitetet tona për të mbështetur njerëzit në nevojë dhe përmirësimin e jetës së komunitetit janë të vazhdueshme me besimin se dhe veprimet më të vogla mund të sjellin ndryshime të rëndësishme.
Falenderojmë kompaninë Next Albania e cila na u gjend pranë duke dhuruar detergjentë për këto familje.
Gjithashtu jemi thellësisht mirënjohës për të gjithë kolegët që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe dhanë kontributin e tyre pa ngurruar!
Pa dyshim, ne kemi kolegët më të mirë!















