OTP Bank

Vizitë në shkollën “Misto Mame” për një sesion edukativ

Vullnetarët tanë të Green Hearts realizuan një vizitë në Shkollën 9-vjeçare “Misto Mame”, ku zhvilluan një sesion edukativ me nxënësit e klasave të 8-ta mbi rëndësinë e edukimit financiar dhe rolin e bankës si një institucion i rëndësishëm financiar në ekonominë e vendit.

Duke bashkëbiseduar së bashku, nxënësit patën mundësi të mësojnë për historinë e sistemit bankar që në fillesat e tij, një temë ku u ndanë shumë pyetje duke krijuar një mundësi për të mësuar më shumë.

Për ne është një përgjegjësi dhe kënaqësi e veçantë të kontribuojmë në edukimin e këtij brezi të ri. Kjo iniciativë është një mundësi për të dhënë mësim, por gjithashtu për të mësuar nga ata, duke përmirësuar vazhdimisht qasjen tonë.

Në të ardhmen disa prej tyre pa dyshim që do t’i kemi punonjës të bankës tonë.

IMG 4774 scaled