OTP Bank

CRM Senior, Tiranë

CRM Senior, Tiranë

Qyteti / Dega: Tiranë
Afati i fundit për aplikim është: 17 Nentor 2026

Divizioni Retail

Kualifikimi i kërkuar:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë ose fusha të tjera të lidhura me të;
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë pune në sistemin bankar dhe të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar;
  • Të njohë procedurat dhe rregulloret në fuqi në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
  • Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës;
  • Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka;
  • Të mirëpresë  çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar;
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vertetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti;
  • Të bëjë vlerësimin e situates ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit;
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë;
  • Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit;
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave;
  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientet;
  • Të kujdeset që çdo tranaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur  nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës  të cilat normojnë veprimtarinë e saj.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është data 17 Nentor 2026.

Apliko