Të gjithë bashkë në Vithkuq, me një iniciativë që promovon turizmin e qëndrueshëm dhe natyrën tonë!
Vullnetarët e “Green Hearts” organizuan një aktivitet të bukur në natyrën mbresëlënëse të Korçës, duke shijuar shtegun historik dhe natyror “Udha e Shkronjave,” i cili lidh fshatrat e VIthkuqit dhe Voskopojës.
Kjo nismë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e kolegëve vullnetarë, të cilët financuan prodhimin e tabelave orientuese përgjatë shtegut si dhe vendosjen e tyre, të cilat do të lehtësojnë dhe sigurojnë eksplorimin për të gjithë vizitorët e huaj dhe vendas.
“Green Hearts” përfaqëson frymën e përkushtimit ndaj natyrës dhe komunitetit ku jetojmë, duke na kujtuar rëndësinë e veprimeve të vogla që bëhen me zemër të madhe.
Së bashku, përkrahim turizmin e qëndrueshëm dhe gjithashtu zbulojmë bukuritë natyrore të Shqipërisë.









