E shtuna, 21 shtator 2024, do të mbetet në kujtesën tonë si një ditë e veçantë, e ngrohtë dhe e mbushur plot kënaqësi.
Vullnetarët Green Hearts së bashku me kolegët nga Banka CKB në Malin e Zi, u bashkuan për të kontribuar në pastrimin e rrjedhës dhe grykëderdhjes së Lumit Buna, në të bukurën Shkodër.
Por, ky aktivitet për ne ishte më shumë sesa një aksion pastrimi. J
Fryma e bashkëpunimit përgjatë gjithë aktivitetit u reflektua jo vetëm mes kolegëve tanë nga Mali i Zi, por edhe tek institucionet si Bashkia e Shkodrës dhe Ulqinit, Organizata e Administrimit të Peshkimit dhe Policitë Kufitare, prej të cilëve patëm mbështetje të plotë në këtë projekt aq të dashur.
Faleminderit të gjithë vullnetarëve të Green Hearts dhe kolegëve nga Mali i Zi që u bënë pjesë e kësaj nisme për Bunën e bukur!















