I/e dashur klient/e,
Prej përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve tona, do të kryhen ndërprerje të shkurtra, ndaj nuk do jetë i mundur përdorimi i:
Kartave të Debitit nga 27 Maj ora 23:30 deri në 28 Maj ora 14:00.
Kartave të Kreditit nga 31 Maj ora 23:30 deri në 01 Qershor ora 14:00.
Ky veprim do të sjellë një infrastrukturë më moderne, më të sigurt dhe më të qëndrueshme, duke mbështetur më mirë ATM-të, POS-et, kartat dhe kanalet digjitale të bankës. Tashmë pagesat me kartë do pasqyrohen në kohë reale në llogaritë e tua dhe në aplikacionin OTP Bank.
Çfarë duhet të bësh?
Nuk ke nevojë të bësh asnjë veprim. Por, për të shmangur vështirësi gjatë periudhës së padisponueshmërisë, të këshillojmë të planifikosh paraprakisht përdorimin e kartave të tua.
Informim i vazhdueshëm
OTP Bank do të ndajë çdo informacion të rëndësishëm dhe çdo udhëzim të nevojshëm, në kohë, për të garantuar transparencë, qartësi dhe informim të plotë gjatë gjithë procesit.
Të kërkojmë ndjesë për këtë ndërprerje dhe të falenderojmë për mirëkuptimin!
Për çdo paqartësi na kontakto në:
0800 48 48 (falas brenda Shqipërisë)
069 40 12 121 / 068 40 12 121 (nëse ndodheni jashtë Shqipërisë)
info@otpbank.al
ose në secilën prej degëve tona.

