Mbrojtja e rivierave tona të mrekullueshme, si Kepi i Rodonit, është një nga iniciativat më të bukura që ne mund të kontribuojmë për mjedisin tonë. Përgjegjësia mjedisore është një vlerë kryesore e bankës sonë, e cila na shoqëron gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ne ndërmorëm përsipër të pastronim disa plazhe përreth kësaj zone, duke ndihmuar në mbledhjen e mbeturinave, plastikës, dhe produkteve kozmetike. Kësaj iniciative u bashkuan edhe vullnetarët më të vegjël, fëmijët e kolegëve tanë që ishin nxitësit më të mirë të skuadrës me entuziazmin dhe vullnetin e tyre.
Green Hearts shpreh angazhimin tonë për të ndikuar maksimalisht në një ndryshim pozitiv. Mjedisi ynë është i çmuar, dhe ne shpresojmë që të nxisim sado pak vetëdijen dhe përgjegjësinë sociale të secilit prej nesh si dhe të gjithë komunitetit.



















