OTP Bank

OTP Bank Albania vazhdon transformimin, me rinovimin e Degës së re në Durrës

Durrës, Shqipëri – 24 Shtator 2025 – OTP Bank Albania vijon transformimin e rrjetit të degëve, duke shënuar më të fundit me inaugurimin e një prej degëve në qytetin e Durrësit, në rrugën Egnatia.

Ky projekt përfaqëson një tjetër moment kyç në strategjinë e bankës për modernizimin e rrjetit të degëve, duke vendosur në qendër të vëmendjes funksionalitetin modern të interierit të brendshëm, si dhe përmirësimin e përvojës së klientit.

Dega Egnatia, një nga tre degët në këtë qytet të rëndësishëm të Shqipërisë, prezanton konceptin më të fundit të zhvilluar nga Grupi OTP, duke ndërthurur dizajnin bashkëkohor me një qasje të orientuar drejt klientit. Çdo detaj i hapësirës, nga struktura e ambientit tek zonat e shërbimit, është projektuar me kujdes për të krijuar një mjedis bankar mikpritës, intuitiv dhe efikas si për shërbimet fizike, ashtu edhe për ato digjitale, në sigurim të plotë të privatësisë gjatë veprimeve bankare.

“Dega e re e rikonstruktuar, në Durrës, pasqyron plotësisht filozofinë e re të OTP Bank – një filozofi modernizimi për të ofruar kushte sa më të mira, si për klientët tanë ashtu edhe për stafin, në linjë me vizionin e ri të Grupit OTP. Ky investim është pjesë e një vale më të gjerë modernizimi të Bankës OTP dhe në këtë kontekst e konsiderojmë gjithë rrjetin tonë të degëve, me qëllimin për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për klientin. OTP Bank është një nga liderët e tregut në kredidhënie, veçanërisht në kreditë konsumatore dhe hipotekare, e po ashtu ishim banka e parë që ofroi kredi hipotekare me norma interesi fikse afatgjata, duke u garantuar klientëve stabilitet dhe siguri për të ardhmen.” — u shpreh z. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania.

Inaugurimi i kësaj dege është pjesë e strategjisë rajonale të Grupit OTP për të unifikuar standardet e shërbimit në të gjithë tregjet ku operon, duke garantuar një cilësi të qëndrueshme dhe një përvojë të harmonizuar, për të gjithë klientët.

Me qytetin e Durrësit që i bashkohet kësaj energjie transformuese, OTP Bank Albania synon të zgjerojë konceptin inovativ edhe në degë të tjera në mbarë vendin, duke forcuar investimin afatgjatë, si pjesë integrale e infrastrukturës bankare të Shqipërisë dhe vizionin për t’u bërë ofruesi më i rekomanduar i shërbimeve financiare në treg.



Lista e lajmeve