OTP Bank

Ndihmë për të prekurit nga tërmeti, OTP Bank siguron akomodimin për 7 familje në Manzë

Tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë, përtej humbjeve në jetë dhe pasojave psikologjike që shkaktoi te njerëzit, la pas shumë dëme ekonomike duke lënë me mijëra familje të pastreha.

Mes dashamirësve të panumërt që dhanë kontributin e tyre në këtë çështje, jane edhe kolegët e mrekullueshëm në OTP Bank Albania dhe klientë të saj të cilët me humanzimin e tyre vendosën të japin një dorë në lehtësimin e jetës së të prekureve. Ata ia besuan Bankës OTP Albania përdorimin e fondeve dhe sjelljen në jetë të projektit konkret.

Banka OTP Albania pasi bëri një vlerësim të situatës dhe mundësive ka vendosur të akomodojë 7 familje në një nga zonat më të prekura të tërmetit, në Manzë.

Vendimi për të kontribuar pikërisht këtu, nisi nga një postim i datës 4 dhjetor 2019 ku flitej për komunën Manzë të qarkut Durrës. Menjëherë pas këtij njoftimi një pjesë e stafit të Bankës OTP Albania, vizitoi personalisht kampin e fshatit Manzë, duke zhvilluar paralelisht një takim edhe me kryetarin e Komunës, z.Muharrem Sula, për të mësuar gjithçka mbi situatën dhe nevojën e madhe për ndihmë. Sigurisht një prej nevojave më emergjente ishte akomodimi i të gjithë personave, banesat e të cilëve u deklaruan si të pabanueshme.

Të gjitha dhurimet do të përdoren për strehimin e banorëve të Manzës në fjetore të përshtatshme për këtë qëllim. Konkretisht Banka OTP Albania ka marrë përsipër akomodimin e shtatë familjeve në shtatë fjetore te perkoheshme, me kushte të përshtatshme banimi. Fjetoret janë porositur dhe janë prodhuar dhe pritet të vendosen brenda javës së tretë të muajit shkurt në zonë, duke shërbyer si shtëpi për familjet e pastreha.

Nismës së OTP Bank për t’i dhënë zgjidhje akomodimit të 7 familjeve në fjalë iu bashkua dhe aktori i njohur Florian Binaj, i cili mbështeti nismën tonë, ka dhuruar fonde, e ka ndjekur sistematikisht dhe me përkushtim ecurinë dhe i dha zë këtij projekti për ta çuar deri në fund.