OTP Bank

Karta Debit Mastercard GOLD

Karta e debitit MasterCard Gold ofron komoditet të avancuar në pagesa, pranueshmëri globale dhe siguri të lartë. Me limite më të larta ditore, teknologjinë “Contactless” dhe me akses 24/7 në fondet tuaja, kjo kartë kombinon fleksibilitetin me privilegje eksluzive në të gjithë botën.

Përfituesit e MasterCard Gold 

Karta e debitit MasterCard Gold është e vlefshme për të gjithë klientët që marrin pagë ose pension në Shqipëri.

Përfitimet e kartës

  • Monedha Lek.
  • 0% komision për tërheqje në ATM e OTP Bank dhe në POS brenda vendit.
  • Pagesa në Internet dhe në POS, brenda dhe jashtë vendit.
  • Siguri maksimale përmes teknologjisë Chip & PIN.
  • Shuma maksimale ditore për tërheqje në ATM 100.000 ALL, numri maksimal i tërheqjeve ditore: 15.
  • Shuma maksimale ditore për blerje në pika shitjeje (POS) 400,000 ALL, numri maksimal i pagesave: pa limit.
  • Limitet e mësiperme janë vendosur paraprakisht nga banka. Me kërkesë të klientit këto limite mund të ndryshohen dhe ti përshtaten nevojave te tij.
  • Kontroll i balancës së llogarisë rrjedhëse në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
  • Ndryshim ose zhbllokim i kodit PIN në ATM e OTP Bank dhe në ATM e bankave të tjera.
  • Vlefshmëria 3 Vjet.
  • Autorinovim: Në momentin e skadimit të kartës ekzistuese, nëse klienti nuk paraqitet në Bankë për të kërkuar mosrinovimin, automatikisht prodhohet karta e re.
  • Mundësi mbyllje para afatit: Klienti mund të mbyllë kartën në çdo moment duke bërë një kërkesë pranë degës.
  • Shërbimi Contactless: duke afruar kartën mbi terminalin POS, mund të paguani çdo produkt/shërbim që dëshironi.
  • Komisione të aplikueshme sipas kushteve të punës në fuqi.

Mastercard Travel Rewards

Mastercard Travel Rewards është një program eksluziv që ofron përfitime të menjëherëshme si cashback apo zbritje kur paguani me kartën tuaj Mastercard Gold. Nuk ka nevojë për regjistrim apo kupona, mjafton të paguani me kartën tuaj dhe të përfitoni shpërblime në hotele, restorante, dyqane mode dhe shumë të tjera gjatë udhëtimeve tuaja.

Përfitimet në udhëtim 

  • LoungeKey – aplikacioni që ofron akses në 1200+ lounge aeroporti në mbarë botën përmes kartave Mastercard. Në lounge-t e aeroportit “LoungeKey”, udhëtarët mund të shijojnë akomodim të rehatshëm, ushqim dhe pije falas, akses Wi-Fi, etj.
  • Travel Experiences and Fast Track – Akses në korsi të dedikuar drejt e në pikën e kontrollit të bagazheve, në mbi 80 aeroporte.
  • FlexiRoam – Mastercard Global Data Roaming nga FlexiRoam u siguron mbajtësve të kartës akses të lehtë në roaming sa herë që udhëtojnë.
  • FlexiRoam është platforma e cila bashkëpunon me mbi 580 ofrues telekomunikacioni në 200+ destinacione në mbarë botën.

Siguria Online

Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj duhet të jemi vigjilent në përdorimin e tyre për blerje në internet.

Për këtë mund të lexoni udhëzuesin me pikat kryesore që duhet të keni parasysh gjatë blerjeve me kartë në internet, duke klikuar këtu.

3D Secure

Këtu mund të lexoni më shumë mbi shërbimin 3D Secure që do t’ju shërbejë për blerjet online.