OTP Bank

Pyetje të shpeshta

Çfarë numër telefoni ka tani për të folur me bankën?

0800 48 48 Mob: +355 68 (69) 40 12 121.

Ku do shkojë bankieri im personal?

Bankeri juaj personal mund të jetë kushdo me të cilin ju do zgjidhni të vijoni komunikimin për shërbimet bankare, në çdo degë të OTP Bank Albania. Procesi dhe shërbimi nuk do preket nge shkrirja e bankave dhe ju si klient i OTP Bank Albania do përfitoni cilësinë më të lartë të shërbimit.

Cili do te jetë Swifti që do të përdor në momentin që do më duhet të bejë një transfertë? Sa do të paguaj për të?

SWIFT is PUPPALTR për OTP dhe CRBAALTR per klientët e bankës së bashkuar. Për komisionin, referojuni çmimeve zyrtare të publikuara në web.
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

Në çfarë monedhash unë mund të kem llogari/karta ne OBA?

Informacioni i publikuar në faqen zyrtare të bankës dhe në kushtet e punës.
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

Si do të procedohet për bllokimet e llogarisë? (urdhër gjykatë/ID skaduar)

Në rastin e Urdhërimeve nga autoritetet, Vendosen Rezervime Fondesh në llogari të klientëve ( dhe nuk bllokohen në nivel llogarie klientët), pavarësisht nëse mjeti i identifikimit është i skaduar, pasi identifikimi bëhet bazuar në gjeneralitet (Emër, Mbiemër, atësi & datëlindje). Këto janë dhe të dhënat identifikuese që autoriteti ka detyrim ligjor t’i dërgoj bankës dhe Jo Nr. ID.
Nëse i referoheni faktit të bllokimeve që vendosen nga Degët për ID të skaduar, ju informojmë se nga përdoruesit e Deltës, do të vazhdojë e njëjta praktike, ndërsa për përdorues të Flexcube, vetëm Heqja e bllokimit do të bëhet ne ARAU, me kërkesë të degëve

A ka nevojë të informohen fondet e pensioneve për ndryshimin e emrit të Bankës?

Është kryer njoftimi në kohë e Fondeve të Pensioneve, përkatësisht.

Une e marr pensionin e ISSH në OTP, do të vijoj ta marr rregullisht pensionin po në të njëjten llogari apo do të më duhet të njoftoj ISSH?

Do vijojë të jetë njësoj.

Po sikur të marr një njoftim nga Banka dhe nuk mbaj mend që jam klienti juaj?

Mund të paraqiteni me një dokument identifikimi në një nga degët e bankës

Po sikur të merret një njoftim nga banka drejtuar një personi të vdekur? Si do të veprohet me llogaritë e personit?

Veprimet do të kryhen në përputhje me rregulloren “Për procesin e trashëgimisë”, që parashikon bllokimin e llogarive të personit të ndjerë deri në paraqitje të dokumentacionit plotësues.

A mund të kryej një hapje llogarie gjatë kësaj periudhe pranë bankës suaj?

Po, ju mund të kryeni hapjen e një llogarie në çdo degë të OTP Bank Albania.

A mund të kryej une derdhje apo tërheqje nga llogaria ime në bankën e bashkuar?

Ju mund të kryeni të gjitha veprimet e mundshme në çdo moment në një nga degët e OTP Bank Albania. Për të gjitha veprimet që ju do të kryeni do të aplikohen kushtet e punës në fuqi.
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

A do të përdor të njëjtin aplikacion në vazhdim? Nëse po, dhe për sa kohë?

Prej datës 19 prill 2023, mund të shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin e ri Mobile Banking të OTP Bank Albania në platformat Android & iOS. Ky aplikacion do të zëvëndësojë aplikacionin online banking që ju aktualisht keni në përdorim, duke ju mundësuar një sërë risish dhe funksionesh disa herë më të përmirësuara në shërbim të përvojës digjitale me OTP Bank Albania. Kredencialet për aktivizimin e aplikacionit do t'ju vijnë me SMS në celularin tuaj dhe në adresën personale të emailit. Klikoni link-un më poshtë për hapat e mëtejshëm që do të duhet të ndiqen për të shkarkuar dhe për t'u regjistruar në aplikacionin e ri.
https://otpbank.al/sq/lpob2/.

Cilat jane limitet/ komisionet për transfertat nëpërmjet platformës ? Si të kryej një transfertë

Limitet nuk do të ndryshojnë. Për komisionet e transfertave nëpermjet platformës ju lutem referojuni Kushteve të Punës në fuqi. Transfertat nëpermjet Online Banking do të vazhdojnë të kryhen siç kryhen akualisht.

Si mund të procedojë një rritje limiti? Për sa kohë janë të vlefshme?

Për përdoruesit e OBA procesi do të ndiqet njësoj sipas procedures në fuqi. Harmonizimi i limiteve është në progres dhe ju do të njoftoheni kohë pas kohe me aplikimin e ndryshimeve.

Nëse me bllokohet aplikacioni, si mund të pajisem me kredenciale të reja (tel/degë)?(biznes & individ)

Aktualisht nuk do të ketë ndryshime në mënyrën sesi do pajiseni me kredenciale të reja. Për password mund t’a merrni në degë, ose përmes telefonatës tek Contact Center 0800 48 48, 068 (69) 40 12 121

Kam hasur probleme me transfertat nga aplikacioni i bankës së bashkuar, si do të zgjidhet?

Rasti do të paraqitet te Call-Center dhe do të ndiqet me strukturat respektive.

A do të më shfaqen ne te njejtin aplikacion dhe llogaritë e bankës së bashkuar dhe OTP Bank Albania?

Nuk do të jetë e mundur që të dyja llogaritë të shfaqen në të njëjtin aplikacion për aq kohë sa banka e bashkuar dhe OBA do të kene aplikacione të ndryshme.

Ku mund t’a gjej IBAN?

IBAN mund të gjendet në të njëjtën mënyrë si përpara merge në Degë dhe përmes Online Banking. Në Online banking, është rruga më e shpejtë. Ne jua sugjerojme nëse nuk e keni marrë ende nga Banka.

Si mund të shkarkoj një statement?

Statement mund të gjendet në të njëjtën menyrë si përpara merge në Degë dhe përmes Online Banking. Në Online Banking, është rruga më e shpejtë. Ne jua sugjerojmë nëse nuk e keni marrë ende nga Banka.

Si mund të bëj pagesën e një fature utilitare/gjobe/pagesë telefoni etj.

Në të njejtën mënyre siç keni vepruar më parë permes Online Banking ose në degët e bankës.

Si do të veprohet me pagesat minimale për kartën e kreditit, kredive etj.

Në të njëjtën mënyrë siç keni vepruar më parë, përpara bashkimit të bankave.

Çfarë shërbimesh më ofrohen nga aplikacioni? Mund të bëj një kërkesë për kartë të re/depozitë/kredi etj. nëpërmjet app?

Të njëjtat shërbime si para bashkimit.

A mund të anullojë një transfertë me anë të app? Nëse po si ?

PO, përmes Communication Center në OTP Bank Online Banking. Në OBDX nuk është e mundur.

Si mund të logohem në Web?

Mund të futeni ne www.otpbank.al dhe të shtypni butonin Online Banking më pas klikoni në butonin OTP Bank Sh.a.

Nuk më shfaqen llogaritë/karta në app, si duhet të veprojë?

Informoni Contact Center te OTP, ata do të ndjekin rastin tuaj.
24/7 ne 08004848, 068 (69) 40 12 121

Mund të ndryshojë nr. e tel nëpërmjet app ?

Jo. Vetëm përmes Degës.

A mund të konfirmoj veprime nëpërmjet app?

Po, mundeni përmes Online Banking më të cilën llogaria është e lidhur.

Ku do të jenë vendndodhjet e ATM?

ATM vendndodhjet do publikohen në Web dhe në Google Maps. Ju mund të tërhiqni prej tyre pa komision.
https://otpbank.al/sq/deget-dhe-atm/.

A mund të përdor kartën e bankës së bashkuar deri në skadimin e saj?

Ju do keni mundësi të përdorni kartën tuaj në ATM dhe POS me kushtet e punës në fuqi. Si pjesë e procesit të integrimit, kartat do ndryshojnë, rrjedhimisht ne do ju prodhojme kartën e re. Procesi është automatik dhe ju nuk duhet të bëni gjë lidhur me këtë ndryshim.
Nuk do ketë komisionim për ndërrimin e kartës.
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

A mund të tërheq me kartën e bankës së bashkuar në ATM e OTP Bank Albania pa komision?

Po, mund të tërheqësh pa komision.

Çfarë limitesh ka karta për tërheqje ATM dhe blerje Online (POS +Ecommerce)?

Limitet e kartave jenë sipas kushteve në fuqi
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

A mund ta ndryshoj këtë limit?

Po. Duhet të paraqitet në degë.

Nese karta më mbahet nga një ATM e një banke tjetër si do të procedohet?

Kontaktojmë me bankën ku është mbajtur karta dhe informojmë klientin ku duhet të tërheqë kartën, pasi ju informoni Contact Center 0800 48 48, 068 (69) 40 12 121

Sa zgjat periudha e CHB nëse ATM nuk lëvron fondet?

Këtu hynë në fuqi rregullat e Card schemas Visa dhe MasterCard, një proces CHB (charge back, rikthimi i fondeve) zgjat deri në 45 ditë.
Këtu vlen të përmendim dhe për rastet kur klientët tërheqin në ATM-të OTP dhe nuk marrin fondet ndërkohë që llogaria debitohet, për këto raste klienti duhet të paraqitet në degë dhe të plotësoj formularin e reklamimit dhe më pas rasti investigohet nga Specialisti i POS/ATM.

Më ka humbur karta: A mund ta bllokoni? A ofrohet shërbim 24/7?

Po, duke telefonuar Contact Center 0800 48 48, 068 (69) 40 12 121

Si do të pajisem me pinin e kartës? Nëse kam ndjekur gabim procedurën?

Për Kartat e bankës së bashkuar procesi i PIN nuk është me SMS, por pin me letër, dhe pini me letër do dërgohet në degë në momentin që klienti aplikon për karte. Për Kartat e OTP Pin gjenerohet me SMS.

Kam vendosur gabim kodin PIN? Mund të bëj reset?

Po duke u paraqitur në degë.

A mund të pajisem me POS nga ana juaj?

PO, klientët mund të paraqesin kërkesën e tyre dhe në bazë të analizës së nevojshme për rastin do të bëhet pajisja me POS.

POS ka pasur probleme, si do të veprohet?

Njoftoni Contact Center ne 0800 48 48, 068 (69) 40 12 121

Do i kem të gjitha kartat siç i kam patur? (Markat: AMEX, VISA, MC?)

Amex do zëvendesohet me Visa platinium. Gjithë kartat e tjera do vijojnë njësoj. Ju do keni mundësi të përdorni kartën tuaj në ATM dhe POS me kushtët e punës në fuqi. Si pjesë e procesit të integrimit, kartat do ndryshojnë, rrjedhimisht ne do ju prodhojmë kartën e re. Procesi është automatik dhe ju nuk duhet të bëni gje lidhur me këtë ndryshim. Nuk do ketë komisionim për ndërrimin e kartës.
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

A mund të marr shërbim në degët e OBA, nëse jo, deri sa do të zgjasë kjo periudhë tranzitore?

Po, mund të merret shërbim në çdo degë të Bankës OTP ALBANIA.

Deri në sa paga mund të pajisem me OVD/CC?

Sipas kushteve të produktit të ofruar, klienti përfiton deri në 3 paga limit OVD ose 6 paga limit nëse kombinohet me CC.

Si do njoftohemi për ndryshimet që do të kemi? Do njoftohemi me anë të mesazheve apo duhet të interesohemi në degë?

Banka do të sigurohet që ju të informoheni kohë pas kohe përmes mjeteve në dispozition Website / Sms / Degë / Contact Center
Home.
0800 48 48, 069(68) 12 121

A do të ofrohen tipologjitë e kredive të bankës së bashkuar dhe në OTP Bank Albania?

Informacioni i publikuar në faqen zyrtare të bankës dhe në kushtet e punës.
https://otpbank.al/sq/kushtet-e-punes/.

Kam dy kredi ekspres (të njejta) OTP Bank Albania dhe në bankën e bashkuar si do të veprohet ? Dua që dy kreditë t’i bashkoj në një të vetme.

Vizita e degëve tona dhe informimi mbi kushtet e punës mund t’ju ndihmojë në marrjen e vendimin. Merrni në konsideratë që nuk është e detyrueshme për të bashkuar kreditë në 1 të vetme.
https://otpbank.al/sq/individe/kredi/konsumatore/express/.

A do të vazhdojnë marrëveshjet aktive të bankës së bashkuar me palët e treta? Kemi mundësi të pajisemi me kredi që OBA ofron për klientët e saj në marreveshje me palët e treta me të njëtat kushte?

Klientët e bankës do të përfitojnë të gjitha produktet që ofron OTP. OTP Bank Albania ka marrëveshje me shumë tregtarë palë të treta përmes të cilëve ju mund të përfitoni prej kushteve të ofruara nga banka për kredi.

Për këstet me vonesë ku do mund t’i paguaj?

Ju mund të paguani këstet e kredisë në çdo degë të OTP Bank Albania normalisht.

Si mund ta paguaj kredinë time?

Ju mund ta paguani kredinë në degën më të afërt të OTP Bank Albania. Për detaje të transfertës kontaktoni me Qendrën e Shërbimit të Cilësisë ne nr 0800 64 48 Mob: +355 68 (69) 40 12 121.

Une kam depozitë me afat në bankën e bashkuar Ku do të paraqitem në datën e maturimit? Ku do të shkojnë fondet e mia nëse nuk vij në bankë?

Për të kryer veprime me depozitat, klienti do të duhet të paraqitet në një degë që mban logon OTP. Nuk është e nevojshme te paraqitet ne degen qe ka hapur depoziten. Me depozitat e hapura ne bankën e bashkuar do te vijojne te aplikohen kushtet e kontrates. Në datën e maturimit, nëse kontrata nuk e ka opsionin e rinovimit automatik, fondet do te kalojne në llogarinë e caktuar nga klienti siç është cituar ne kontratën e depozitës.

Une kam depozita në të dyja bankat për të mos kaluar limitin 2.5 mio të mbulimit nga ASD. Si do të trajtohen depozitat e mia tashmë nga pikpamja e mbulimit të ADS ?

Depozitat do të sigurohen veçmas nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave, për një periudhë prej tre muaj, nga data 1 Dhjetor, 2022. Pas kësaj periudhe, depozitat e këtyre depozituesve do të sigurohen të agreguara pranë OTP Bank Albania.

Unë kam depozitë me bankën e bashkaur me rinovim automatik. A do të rinovohet depozita përsëri ? A do të duhet të firmos një kontratë të re me OTP për këtë depozitë?

Depozita do të vijojë të rinovohet sipas kushteve të kontratës. Nuk është e nevojshme të paraqiteni në bankë për të nënshkruar një kontratë të re.

Kam depozita të çelura OTP Bank Albania dhe bankën e bashkuar, si do të ofrohet me interesat pasi në bankën e bashkuar përfitoj më tepër interes?

Kushtet e kontratave aktive nuk do të preken. Depozitat do të vijojnë të mbajnë kushtet kontraktuale që kanë deri në maturim.
https://otpbank.al/wp-content/uploads/documents/pdf/AL_Buletini_Depozita_INDIVIDE.pdf.

Dëshiroj që të rinovojë kontratën e depozitës së marrë në bankën e bashkuar, si do të veprojë? Çfarë interesi më ofrohet?

Depozita mund të rinovohet në çdo degë të OTP. Për depozitën e re do të aplikohen kushtet e punës në fuqi të publikuara nga OTP.

Çfarë do të ndodhë me interesin e akumuluar të depozitës time?

Interesat e depozitës tuaj do të llogariten sipas kushteve të dakortësuara në kontratë. Në rast se vendosni të kryeni mbyllje para afatit të depozitës suaj pranë kësaj dege, banka do respektojë vendimin tuaj dhe kushtet e përcaktuara në kontratë. Mbajtja e depozitës siç është sjellë avantazhin e përfitimit të interesit maksimal të ofertave të bankës.

A mund të shtoj ose pakësoj depozitën time gjatë kësaj kohe?

Ju mund të shtoni ose pakësoni depozitën tuaj gjatë kësaj periudhe sipas kushteve të punës në fuqi të publikuara në faqen zyrtare të bankës.
https://otpbank.al/wp-content/uploads/documents/pdf/AL_Buletini_Depozita_INDIVIDE.pdf.

A mund të kryej pagesa/ tranferta në favor të doganës, tatim taksave dhe Sigurimeve Shoqërore, etj?

Pagesat për doganat, tatim taksat dhe Sigurime Shoqërore etj. do të jetë e mundur të kryhen në të gjithë sportelet e OTP Bank Albania.

A mund të kryej dhe të marr tranferta me brenda ose jashtë vendit?

Po, ju mund të kryeni të gjitha veprimet me llogarinë tuaj në çdo degë të OTP Bank Albania për sa kohë llogaria juaj është aktive. Të gjitha transfertat kryhen sipas kushteve të punës në fuqi.

A mund të paguaj faturat energjisë, ujit, telefonit gjatë kësaj periudhe? Po përmes OB?

Mund të kryeni çdo lloj pagese.

A do jetë i vlefshëm shërbimi direct debit?

Po, shërbimi direct debit do jetë i vlefshëm për sa kohë llogaria juaj është aktive.

A do jetë i vlefshem shërbimi direct debit mes bankës së bashkuar dhe OTP?9999

Po.

Si do trajtohen lëvizjet brenda llogarive në dy bankat, kur duam të transferojmë, si Domestic apo Own Accounts? Komisione?

Përmes OB do jetë Domestic, nëse bëhet nga Dega do jetë si Own Account. Komisionet do rimbursohen në fund.