OTP Bank

Inaugurohet dega e re e Bankës OTP Albania tek Stacioni i Trenit

GKP 7728 1 scaled

Inaugurohet dega e re e Bankës OTP Albania tek Stacioni i Trenit, mjedis mikpritës, shërbim i personalizuar dhe teknologji moderne.

Banka OTP Albania po zgjerohet dita – ditës me degë të reja dhe shërbime inovative për të qenë më afër nevojave të klientit, duke rritur kështu gjithnjë e më shumë prezencën e saj në tregun bankar në Shqipëri. Dega më e re, e cila shënon degën e 50-të të Bankës OTP Albania është hapur së fundmi tek Stacioni i Trenit. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj dege që u mbajt më 6 dhjetor, krahas drejtuesve të Bankës OTP Albania, morën pjesë edhe përfaqësues nga fusha e biznesit në vend, si dhe miq dhe dashamirës të bankës. Një atmosferë festive, plot biseda e të qeshura  shoqëruan mbrëmjen e inaugurimit.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, z.Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania u shpreh se qëllimi i hapjes së kësaj dege të re është jo vetëm zgjerimi dhe rritja e mëtejshme e bankës, por ofrimi i një shërbimi më cilësor dhe më të kompletuar kundrejt klientëve të Bankës OTP Albania.

“‘Qëllimi ynë të shtojmë praninë tonë tek klientët dhe këtë po e bëjmë si duke rritur numrin e degëve, dhe rikonstruksionet e tyre, por edhe duke rritur numrin e ATM-ve dhe investuar në digjitalizim. Kohët po ndryshojnë më shpejt se ç’pritej dhe është objektiv i Bankës të përshtatet me dinamizmin e ri të jetës, shërbimin e mirë dhe inovativ dhe lehtësira për klientin.

Përgjatë këtij viti Banka OTP Albania ka drejtuar disa projekte madhore të cilat u konkluduan në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e faktojnë rezultatet shumë të mira financiare që kemi dhe titujt që na akordohen nga institucione tepër prestigjoze ndërkombëtare.

Jam shumë i lumtur që me anë të kësaj ceremonie shoh një tjetër gur suksesi për Bankën tonë e cila do të vazhdojë të punojë mbi ambiciet pozitive që i kemi vënë vetes.”

Struktura e degës së re tek Stacioni i Trenit, Rruga “Reshit Petrela”

Dega e re ofron një mjedis krejtësisht të ri, brenda standarteve moderne dhe ergonomike për një përvojë sa më të këndshme bankare. Ekzistojnë disa hapësira takimesh për klientët në mënyrë që të sigurohet komoditeti dhe shërbimi i personalizuar. Kjo degë është rikonstruktuar në përputhje me standardin e kohës dhe të Grupit OTP duke menduar edhe për fëmijët me një hapësirë të posaçme për argëtim teksa prindërit kryejnë veprime bankare. Dega e OTP Bank Albania do të jetë e hapur nga e hëna në të premte nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 15:30.

Banka OTP Albania që nga viti 2019 është pjesë e Grupit OTP.

OTP Group është një ndër grupet bankare lider dhe me rritjen më të lartë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe pozicion kapitali e likuiditeti të qëndrueshëm.

Si një ndër konsoliduesit më aktivë në sektorin bankar të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore, Grupi ka përftuar dhe integruar me sukses 23 banka që në fillimet e viteve 2000. Sot Grupi është në 12 vende të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Azisë Qendrore.

Aktualisht është lider në tregjet e Hungarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Me integritet dhe vendosmëri Grupi OTP po punon në drejtim të ndihmës për zhvillimin e rajonit të Evropës Qendore dhe Lindore për t’u bërë makineria e rritjes së kontintetit.



Lista e lajmeve