OTP Bank

I Love Tropoja

Gjatë vitit 2019 Banka OTP Albania zgjodhi të bëjë nje hap konkret në mbështetjen e artit dhe kulturës në vend duke financuar projektin filmik « I Love Tropoja ». Filmi vjen si një prodhim i moderatorit të njohur shqiptar Ermal Mamaqi i cili disa vite më parë korri sukses të madh me filmin « 2 Gisht Mjaltë». Filmi « I love Tropoja » është një komedi e gjallë dhe plot humor që për publikun shqiptar do të shfaqet në fillim te vitit të ri 2020.