Për herë të parë u organizua ekspozita e pikturave nga Green Hearts ku fëmijët e kolegëve tanë së bashku me fëmijë të tjerë nga World Vision Albania, shprehën të gjithë krijimtarinë dhe dashurinë e tyre mbi telajo. Kjo ekspozitë e veçantë, jo vetëm që nxiti kreativitetin e artistëve të vegjël, por gjithashtu shërbeu për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre për të ndjekur kurse artistike.
Ekspozita ishte një sukses i vërtetë, udhëhequr me përkushtim nga kolegu ynë, Eljoni, i cili siguroi që çdo pikturë të merrte vëmendjen e duhur dhe të vlerësohej për bukurinë dhe mesazhet e përcjella.
Të ardhurat nga shitja e këtyre pikturave do të përdoren për të financuar kurse të ndryshme në Qytezën e Fëmijëve në Korçë, duke ofruar mbështetje dhe mundësi të reja për fëmijët në nevojë.
Një falenderim i veçantë shkon për partnerin tonë FM Reklama, të cilët na mbështetën me materialet e promovimit.





















